Sondazhi paraprak/Igli Cara i PD fiton Bashkinë e Durrësit

Sondazhet janë pjesë e një fushate elektorale. Natyrisht sondazhet online nga facebook-u nuk janë përfekte dhe nuk e përcakton saktë se a votojnë vetëm votuesit e bashkisë përkatëse, porse një përceptim publik krijohet se nga anojnë votuesit.

Një sondazh online i www.kohajone.com rezulton se për pyetjen “KUSH E FITON BASHKINE E DURRESIT?”-kanë votuar 10424 veta, ku votimi ka filluar me 23 shkurt 2023.

Nga këto, 5234 veta kanë votuar pro Igli Carës së PD dhe 5190 veta pro Emirjana Sakos.

Natyrisht që ka edhe shumë javë deri me 14 maj, porse duket trendi se nga shkon vota, pra drejt kandidatit demokrat në Durrës, të paktën për momentin.

E thamë që në fillim se janë sondazhe paraprake dhe jo krejt profesioniste. Gjithsesi në Durrës akoma nuk është ndezur makineria gjigande elektorale e Vangush Dakos pasi në qytetin bregdetar qeveria ka shumë interesa të mëdha strategjike.

 

SHKARKO APP