Sondazhi për Tiranën, Berisha superior në raport me grupin Alibeaj. Erion Veliaj fiton kryeqytetin

Një organizatë serioze euroatlantike, e cila merret me sondazhet për llogari të qeverisë së shtetit të vet ka filluar sondazhet parazgjedhore për Tiranën, por edhe për disa qytete kryesore.

Natyrisht duke ruajtur të drejtën e mos publikimit të emrit të tyre, ne po e japim për lexuesin rezultatin e votimit për periudhën 1-15 shkurt 2023, rezultat të cilin e nisen të KOHA JONE, edhe si miqësi e vjetër por edhe si garanci se media e parë e pavarur, nuk mund të bëjë komente jashtë asaj që lexohet nga sondazhi.

Shikohet hapur se PD e Berishës ka superioritet absolut në raport me grupin e Alibeaj and co. Ndaj nuk ka gjykatë në botë që mund ti jap emrin dhe vulën e PD tjetërkujt, përveç atyre që rezultojnë shumicë, ndaj nuk ka pse të ketë përplasje me datë 3 mars, pasi arësyeja dhe logjika juridike duhet të jetë pro faktëve të qënësishme të cilat ndodhen në PD.

Por nga sondazhi shikohet edhe një fitore e padiskutueshme e Erion Veliajt.

 

SHKARKO APP