Sonte demonstrata e madhe e opozitës kundër kryeministrit Rama

Siç është paralajmëruar sonte në ora 20.00 do zhvillohet protesta-demonstratë e opozitës para zyrës së kryeministrit Rama.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë thirrje për pjesmarrje masive, sonte. Kjo demonstratë vjen pasi kryeministri Rama zhvilloi votime të paligjshme dhe që nuk kishin dekret presidenti. Ishin votime monopartiake, ku edhe pse të vetëm, pa kandidatë rivalë, prapë nuk hoqën dorë nga vjedhja dhe manipulimi i votave duke shtuar numrin e votuesve. Sipas sondazheve me 30 qershor kanë votuar diku te 10-12 % e votuesve kombëtarë. Edhe ato në shumicë policë dhe administratë, të cilët dolën me detyrim.

Tashmë nuk ka më se ç’të bisedohet apo të pritet nga kjo qeveri e cila mori gjithë pushtetet. Në mënyrë hakmarrëse, antiligjore, por edhe idiote, kjo mazhorancë po kërkon të filloj procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës, vetëm pse ai zhdekretoi datën 30 qershor, pasi donte të mos kishte përplasje masive civile.

Dhe realisht e neutralizoi dhunën që do të kishte me datë 30 qershor, siç edhe rezultoi.

Sonte opozita do të demonstrojë kundër kryeministrit Rama, pasi protestat deri tani nuk e kanë rrëzuar. Nuk dihet skenari real i opozitës sonte, por një gjë u vertetua se kryeministri Rama nuk ikën paqësisht.

As ndërkombëtaret nuk zgjohen nga “gjumi”, që i ka kapur, pa një përballje të fortë në Tiranë mes opozitës dhe qeverisë!

SHKARKO APP