Sot në ora 13.30 zhvillohet gjyqi ndaj Berishës në Byronë Parlamentare
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=5kqkl_07FIc” width=”560″ height=”315″]
Kerkesa e PS-se per denimin e ish-kryeministrit Berisha me perjashtim per 10 dite nga punimet e Kuvendit do te shqyrtohet sot ne ora 13.30 ne Byrone e Kuvendit, ku pritet te dale para “gjyqit” Sali Berisha. Shkak per kete kerkese per denim te tij eshte bere thirrja e tij dje kur kerkoi qe populli te armatoset kunder bandave te qeverise.
Ai tha dje kete gje: “Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen. Nëse ju si organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm tua kthejnë ju me të gjitha mjetet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Të armatosen se armatosen amerikanët, të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Të sjellim ligjin, tu japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen sigurisht hidhen se janë të lidhur me bandat, sigurinë ua japin bandat me uniformë dhe pa uniformë.
Opozita është këtu për qëndruar dhe do qëndrojë fuqishëm. Ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve, lojën e armëve dhe kërcënimet ndaj opozitës jemi të gatshëm tu përgjigjemi në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë, ju dhe ata që ju japin zemër ju jeni nga më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë dhe do kërkoni vrima për tu futur dhe nuk do i gjeni dot. Nuk mundet ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë, nuk mundet ju të përzëni, spastroni shqiptarët nga vendi i tyre, një mashtrues, një nastradin”.
Me pas PS sulmoi Berishen si nxites te nje lufte civile dhe kerkoi prokurorit te pergjithshem hetim penale ndaj tij per thirrje antikushtetuese.
Pra ne ora 13.30 sot do jete beteja mes PS e PD ne Byrone e Kuvendit. Interesant mbetet se si do të reagoje LSI , pasi pa votat e Metes zor se PS-ja arrin denimin e tij.