Sot, ora 18.00, protestë qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve
Siç është paralajmëruar në rrjetet sociale, sot në ora 18.00 do të ketë protestë qytetare para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Ndërkohë sipas organizatorëve protesta do të jetë qytetare për të manifestuar kundër shtrenjtimit të çmimeve, të cilat janë rritur deri në 40 apo edhe 60 përqind.
Por edhe opozita ka bërë thirrje simpatizantëve të saj ti bashkohen kësaj proteste para kryeministrisë.
Mbetet të shikohet sa do të jetë numri i pjesmarrësve për të gjykuar se sa është varferia dhe shtrenjtimi i jetës ekonomike.