Sot Tirana bllokohet nga ora 08.00 deri në 13.00, shkak aktivitetet sportive

Tirana do të presë këtë të dielë, 21 shtator, “Triathlonin”, aktivitetin sportiv që bën bashkë tre disiplina, në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Qindra sportistë profesionistë, por jo vetëm, do të garojnë përgjatë një itinerari të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës.

Gara nis te Parku Helen, pranë liqenit të Farkës, dhe do të shtrihet më pas në disa akse të ndryshme rrugore. Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë ndërmarrë një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës. Ndër masat kryesore është parashikuar edhe kufizimi i qarkullimit në akset ku do të zhvillohet gara, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të së dielës, deri në orën 13:00.

Konkretisht, do të bllokohet lëvizja në rrugët pranë liqenit të Farkës, segmentet në zonën e Shkozës, bulevardi “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta”, bulevardi “Bajram Curri”, deri te Pallati me Shigjeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrugët që bllokohen:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Daxhi” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)

Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën e “Vrapëve”)

Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën “Diga e Liqenit”)

Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”)

Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)

Bulevardi “Zhan D’Ark”

Bulevardi “Gjergj Fishta”

Bulevardi “Bajram Curri” (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)

Plani i masave përfshin edhe devijimin e lëvizjes së linjave urbane të transportit publik në kryeqytet. Ndërsa tre linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen përkohësisht deri në përfundimin e garës.

Devijimi i linjave urbane

“Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijojnë: njëra në drejtim të Sheshit “Wilson”, tjetra në Qendër.

“TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te Sheshi “Wilson”.

“Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.

“Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.

Linja nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në Qendër.

“Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

“Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër.

“Unaza” pezullohet përkohësisht.

Kufizimi i qarkullimit nuk do të prekë mjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, të cilat do të vazhdojnë normalisht lëvizjen në të gjithë itinerarët ku zhvillohet gara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?