SPAK do të hetojë tenderin 50 milionë euro të firmës “2T” dhe “ANK”

SPAK-u nuk fal. Për herë të parë prokurorët po fusin në pranga politikanë, qeveritarë të lartë, po hetojnë ish-presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.

Mësohet se përveç tyre SPAK po mbledh fakte për oligarkë dhe biznesmenë të lidhur me qeveritarë apo që kanë pas vetes ish-deputetë dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme.

“KOHA JONE” zotëron disa fakte se shpejti do të kemi pranga, te disa biznesmenë që kanë marrë tenderime dhjetra milionë euroshe nga buxheti i shtetit.

Ka përgjime, filmime, dokumenta dhe që BKH po i ndjek këmba këmbës. Agjentët e BKH nën urdhërat e SPAK janë në punë 24/7 të javës; ata janë njerëz pasionantë dhe profesionist, ata po mbledhin faktet e fundit para se të firmosen prangat ndaj tyre.

Së fundi burimet tregojnë se ARRSH shpalli fitues kompanitë: “ANK” e familjes Kola, “2T”, e vëllait të kreut të Gardës.

Dy kompani kanë ndarë fondin 50 milionë euro për ndërtimin e një pjese të aksit rrugor “Elbasan-Qafë Thanë”.

Kompania “2T” shpk, me aksioner kryesor Artan Sakon, vëllain e komandatit të Gardës, Gramoz Sako, është shpallur fituese në tenderin e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë (Faza III)”, me fond limit 23.6 milionë euro.

Ndërsa kompania “ANK”, e themeluar nga ish-deputeti socialist, Ndue Kola dhe tashmë e administruar nga familjarët e tij, është shpallur fituese e procedurës “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë (Faza IV)”, me fond limit në të njëjtën vlerë, 23.6 milionë euro.

Rezultatet e tenderit janë publikuar në fund të kësaj jave.

Në të dy tenderat kanë marrë pjesë nga 6 kompani, në të cilat gjysma prej tyre janë skualifikuar.

Në procedurën e parë, kompania “2T” shpk është shpallur fituese me ofertën 21.4 miliardë lekë të vjetra, ndërsa kompania “ANK” ka dalë humbëse, pasi ka paraqitur ofertën 22.8 miliardë lekë të vjetra.

Në procedurën e dytë, shoqëria e familjes Kola ka dhënë ofertën më të ulët, në shifrën afërsisht 21 miliardë lekë të vjetra.

Ndërsa shoqëria “2T” ka rezultuar humbëse, pasi ka paraqitur ofertë më të lartë, në vlerën 22.8 miliardë lekë të vjetra, saktësisht aq sa ishte oferta humbëse e kompanisë “ANK” në tenderin e parë.

Deri më tani, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka tenderuar 4 faza të zgjerimit të rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, duke vendosur në dispozicion të operatorëve ekonomikë në total një fond prej rreth 100 milionë euro.

Të njëjtat burime thanë se u janë vendosur përgjues pjesmarrësve dhe njerëzve që luajnë fijet. Po kështu dhe anëtarëve të komisionit të tenderit.

SPAK po heton dhe në momentin që firmosin fletë arrestet atëhere sirenat e policisë do t’ju bëjnë “muzikë” te shtëpitë e tyre dhe në zyrat e punës.

SPAK dhe BKH kanë teknologjinë me të fundit sjellë nga partnerët përtej Atlantikut, kështu që disa prej tyre kanë rënë në rrjetën e SPAK.

Prokurorët e SPAK nuk po nxitohen pasi po hetojnë se deri ku shkojnë fijet e atyre që drejtojnë paratë e tenderit.

SHKARKO APP