SPAK heton edhe brenda radhëve tij, priten surpriza!
SPAK po bën një punë të jashtëzakonshme, bile titanike, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nëse dikur asnjë prokuror nuk guxonte të prekte kapot e krimit mafioz, sot jemi dëshmitar se SPAK po arreston pa asnjë hezitim bandat me të rrezikshme sqhiptare.
Siç është thënë nga media se ky institucion drejtësie u krijua nga Arben Kraja, sot SPAK është kthyer në tmerr për krimin e politikën e korruptuar, pikërisht nga Altin Dumani.
Natyrisht SPAK punon si një strukturë e përbashkët me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ku specialistët e këtij organi hetues janë nën varësinë e prokurorëve, por duhet thënë se përkushtimi i BKH dhe SPAK mbetet vetmohues.
Ndaj edhe përceptimi publik për SPAK është në kuotat më të larta se çdo institucion, parti, apo ambasadë në Shqipëri.
Çdo prokuror i SPAK nëse do kandidonte për President Republik nga populli, do të fitonte ndaj kujtdo kandidati tjetër nga politika.
Pra ky është opinion publik për SPAK.
Por burime shumë të rezervuara tregojnë se ka një hetim shumë sekret, ku janë përfshirë edhe specialistë të huaj, pra hetim nga drejtuesi i SPAK për të gjetur se nga rrjedhin dokumente sekrete dhe që dalin në media.
Sepse kjo e komplikon hetimin e tyre, duke rrezikuar jo vetëm punën, por edhe dëshmitarët në proces shumë të rrezikshme.
Natyrisht si në çdo institucion ka dalje sekretesh. Edhe në FBI apo CIA amerikane jemi dëshmitarë të faktëve publike se si kanë rrjedhur dokumenta apo fakte top secret.
Megjithatë Altin Dumani duket i vendosur të gjejë se nga pikon “çatia” e rrjedhjes së informacioneve sekrete në SPAK.
Nuk është çudi, që duke njohur natyrën e Altin Dumanit, stoik dhe i pakomprementuar, që nuk ia ndjen për presionin a frikën, ai të firmos fletë arreste edhe brenda institucionit të SPAK e BKH!