SPAK merr të pandehur një tjetër kryebashkiak të PS-së
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai.
Mësohet se Isai është marrë i pandehur për “shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike. Denoncimi nga kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa, i cili e akuzonte Isain për korrupsion dhe shpërdorim detyre në disa vepra penale.
Akoma nuk dihet nëse SPAK do ta hetojë në gjëndje të lirë apo me masë tjetër shtërnguese.

