Spanja kampione e Europës për herë të katërt në histori, mund Anglinë “e mallkuar” në Berlin (VIDEO)
Spanja është kampione e Europës për herë të katërt në histori, një rekord më vete, duke lënë Gjermaninë pas me tre. Iberkët triumfuan 2-1 në finalen e Berlinit ndaj Anglisë, në një duel që dhuroi emocione dhe spektakël.
7 fitore në 7 ndeshje në Europianin e Gjermanisë, është një konfirmim i dominimit që ka bërë ekipi i De La Fuentes.
Ishte Cole Palmer ai që riktheu baraspeshën në minutën e 73-të me anë të një supergoli. Gjithsesi, në minutën e 86-të Oyarzabal realizoi golin e fitores. Spanja është kampione e Europës, ndërsa Anglisë do t’i duhet të presë për të fituar një trofe.
SPANJË-ANGLI 2-1
86’ GOOOL Oyarzabal shënon një gol spektakolar me një aksion shumë të bukur, pas një kombinimi që pati me Cucurela mposht portierin
72 GOOOL Palmer realizon një gol fantastike më një goditje të bukur nga distanca, që shkon në cepin e portës.
64′ Bellingham merr një top në mënyrë fantastike dhe godet me të majtën nga distanca, por topi shkon jashtë.
56′ Williams provon me një gjuajtje nga distanca, por goditja e tij shkon jashtë kuadratit.
47’ GOOOL Nico Wiliams shënon një gol fantastik pas një pasimi shumë të mirë nga Yamal që e vendos përballë portierit talentin e Bilbaos
45+1′ Foden godet brenda zonës, por Simon arrin ta ndalë.
24’ Carvajal i thotë me shenjë Saka që të “mos qajë” për një faull
15′ Walker hedh një top të rrezikshëm në zonë, por Laporte e largon në këndore.
12’ Le Normannd me një kthesë të bukur provon që të kthejë topin në kuadratin e portës, por nuk ka fuqinë e duhur dhe shkon jashtë.
1′ Nis finalja e madhe në Berlin
FORMACIONET ZYRTARE
Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Yamal, Dani Olmo, Nico Williams, Morata
Anglia (4-2-3-1): Pickford: Shaw, Guehi, Stones, Walker: Mainoo, Rice: Saka, Foden, Bellingham: Kane