Stephen Hawking, astrofizikani britanik, ka deklaruar: Njerëzimi zhduket brenda 1 mijë vitëve, nëse nuk gjen planet tjetër!

Shkëncetarët e NASA, por jo vetëm, po shikojnë mundësinë jetës në planetin Mars, si më afërti dhe më i mundshëm për jetë njerëzore.

Planet janë që nga viti 2033 të arrijnë njerëzit e parë në Mars, por akoma nuk dihet saktësisht se si do të jetojnë në atë planet, ku teoritë e ndryshme thonë se dikur ka patur jetë intelegjente në Mars.

Por të mos harrojmë konferencën e mbajtur në Oxford Union në lidhje me universin dhe origjinën e njeriut, ku Stephen Hawking, para shumë vitesh tha se njerëzimin e pret e një e ardhme e errët.

Stephen Hawking, astrofizikani britanik i cili ia kushtoi jetën zgjidhjes së misterit të universit, ka alarmuar se njerëzimi do të zhduket brenda një mijë viteve në qoftë se nuk gjendet ndonjë planet tjetër për të jetuar.

Sipas Hawking, në 50 vitet e fundit janë rritur në mënyrë drastike njohuritë e njeriut mbi universin. “Jam i lumtur nëse kam dhënë sado pak kontribut. Eksperimentet që vazhdohen me entuziazëm dhe pasion të madh nga shkencëtarët, do të mundësojnë që universin ta kuptojmë më mirë. Po ashtu, me ndihmën e superkompjuterit siç është Cosmos, do të mund ta hartojmë hartën e miliarda galaksive në univers. Në këtë mënyrë po ashtu do ta kuptojmë më mirë vendin tonë në univers”, tha ai.

Më tej, Hawking tha se “Kush e di, mbase një ditë mund t’i përdorim valët e gravitetit për të shikuar në thelbin e Big Bangut. Megjithatë, në të njëjtën kohë jemi të detyruar të kërkojmë vend në ndonjë planet tjetër për të ardhmen e njerëzimit. Ndryshimet klimatike dalëngadalë do ta sjellin fundin e jetës në Tokë. Nëse nuk gjendet ndonjë planet tjetër për të jetuar, nuk mendoj se njerëzimi do të mbijetojë në planetin tonë të thyeshëm.”

Sipas tij 1 mijë vite janë pak për të gjetur planet tjetër në Univers, kur njerëzit duhet ta gjejnë vendbanimin e ri. Ndaj shkëncëtarët e sotëm po hulumtojnë në gjetjen e një planeti tjetër, ndonëse nga parashikimi i Stephen Hawking, kemi akoma shumë vite!

Studimi për planetin Mars:

Edhe pas një studimi të përqendruar të planetit gjatë dy dekadave të kaluara, përgjigja ende nuk është e qartë.

Schiaparelli në vitin 1890 zbuloi shenja të zbehta lineare në sipërfaqen e Marsit, të cilat ai i quajti ‘kanale’.

Por Lowell i përshkroi ato si kanale dhe propozoi që ndërtimi i tyre i gjerë dhe gjeometrik nënkuptonte ekzistencën e ‘inteligjencës së rrallë’.

Shumë spekulime të mëtejshme dhe vëzhgime mbi Marsin nxitën shkencëtarët të besonin se jeta në Mars ishte një realitet, raporton “Locklip”.

Shumë kontakte të mëtejshme janë bërë me planetin Mars duke zbuluar një planet shterpë me kratere hënore, vullkane të mëdha dhe një Kanion të madh, 3000 milje i gjatë dhe 15-20.000 metra i thellë.

Shumë gjeologë janë të bindur se ‘kanalet’ janë formuar nga përmbytjet gjigande të shkaktuara nga meteorët që ndikojnë dhe shkrijnë akullin nën sipërfaqe ose aktivitetin vullkanik.

Ruth Norman e Fondacionit Unarius në librin e saj “Qytetet e nëndheshme të Marsit” ka zbuluar se Marsi ishte viktimë e një trazire të madhe rreth 160000 vjet më parë, ku një novë që kalonte afër Marsit dhe më pas kishte goditur Tokën duke e shkatërruar kontinentin e Lemurisë. Si rezultat, sipërfaqja e Marsit u dehidratua dhe u shkatërrua. Megjithatë, qytetërimi në atë kohë ishte mjaft i avancuar dhe komunikimi bëhej përmes sferave shpirtërore për të marrë informacion paraprak pastaj për t’u përgaditur në ndërtimin e qyteteve nëntokësore.

Sipas këtij informacioni të kanalizuar, bashkëveprimi pozitiv dhe negativ i energjisë shprehet në ngjarjen e dukshme të një trupi të ashtuquajtur planetar që hyn në sistemin diellor. Kështu civilizimi i Marsit ka vazhduar dhe është ende në ekzistencë, por tani ka evoluar në një spektër më të lartë të frekuencës dhe nuk do të ishte i dallueshëm në nivelin fiizk 3D.

Një ngjarje tjetër që shtoi reputacionin armiqësor të Marsit ishte ajo në të cilën Lemuria dikur kishte sulmuar Marsin, por Marsianët ishin të përgatitur dhe i mposhtën.

E megjithatë njerëzit synojnë MARSIN.

SHKARKO APP