Stuhia e tmerrshme hyri në territorin shqiptar. Qeveria mbyll çdo aktivitet në rrethet e rrezikuara

Ajo çfarë paralajmëroi AKMC trokiti në Shqipëri në orën 23.04. Siç shikohet nga pamjet satelitore nga www.windy.com si dhe nga raportimet në rrethe të korrespodentëve të Koha Jone tregohet se Shkodra u fut në vorbullën e storm, dhe pas pak hyn Lezha. Edhe zona të tjera veriperendimore janë pjesë e kësaj stuhie të fortë me erë dhe shi të rrëmbyeshëm.

Sot pasdite AKMC njoftoi se “Zonat që rrezikojnë të preken më shumë, sipas IGJEUM, janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim”.

AKMC u bën apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale: “Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policia e Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave”.

Pra Shqipëria sapo hyri nën pushtetin e kësaj stuhie të rrezikshme. Nga nesër, e dielë,  nuk lejohet asnjë aktivitet në zonat e përcaktuara si rrezik i madh nga përmbytjet.

SHKARKO APP