Sulmi kibernetik paralizon disa aeroporte evropiane, qindra fluturime të anuluara e të vonuara

Një sulm kibernetik ka shkaktuar kaos në disa nga aeroportet më të mëdha të Evropës, duke prekur sot funksionimin normal të fluturimeve. Mes aeroporteve të goditura janë London Heathrow, Brukseli dhe Berlini, ku qindra udhëtime u vonuan ose u anuluan.

Në shënjestër ka qenë softueri i Collins Aerospace, kompani e grupit RTX që furnizon sisteme regjistrimi dhe udhëtimi për shumë linja ajrore. Për shkak të ndërprerjeve, regjistrimi i pasagjerëve u krye manualisht, duke shkaktuar pritje të gjata dhe vonesa të mëdha.

Vetëm në Bruksel, deri në mesditë u raportuan 10 anulime dhe 15 vonesa mbi tre orë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se gjysma e fluturimeve të së dielës, 21 shtator, do të anulohen për të shmangur radhët e gjata. Situata pritet të normalizohet disi vetëm të hënën në mëngjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Eurocontrol, agjencia evropiane e trafikut ajror, u ka kërkuar linjave ajrore të kufizojnë gjysmën e nisjeve nga Brukseli gjatë fundjavës. Në Heathrow në Londër qindra fluturime janë prekur nga ndërprerjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompania mëmë RTX ka konfirmuar se bëhet fjalë për një “ndërprerje të lidhur me një sulm kibernetik”, pa dhënë detaje për aeroportet e goditura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkallën dhe origjinën e sulmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?