Sundimtar i Dubait pret “sundimtarin” e Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe). Ai ndodhet në krye të delegacioni. Rama ka postuar foto nga pritja në Dubai: “Me ftesë të Mohamed bin Rasheed al Maktoum, Zv/President e Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sundimtar i Dubait, për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”, e cila do të na mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e EBA”– shkruan kryeministri.