Të dhënat për epideminë e COVID-19 në botë dhe në Shqipëri

Shifrat e datës së sotme, 27 mars 2020, në nivel global tregojnë se numri i të infektuarve është 537 000. Viktima janë 22 127. Të shëruar janë 123 337, sipas shifrave më të fundit të universitetit amerikan “Johns Hopkins”.

Në Shqipëri, numri të infektuarve ka arritur shifrën 186. Numri i viktimave është 8. Numri i të shëruarve është 17.

Në Itali, situata vazhdon të jetë e rënduar. Numri të infektuarve është 80 589 persona, ndërkohë numri i viktimave është 8 215. Numri i personave të shëruar është 10 361.

Në Gjermani numri të infektuarve ka arritur shifrën 47 287 individë. Numri i viktimave është 281 dhe numri i personave të shëruar 5673.

 Francë, numri të infektuarve ka arritur shifrën 29 155 individë, ndërkohë që numri i viktimave është 1696. Janë shëruar ndërkohë 4948 vetë.

Në SHBA, numri të infektuarve ka arritur shifrën 85 740 individë duke tejkaluar dhe numrin e Kinës, vendi ku u shfaq COVID19. Numri i viktimave është në SHBA është 1303.

Në Spanjë, numri i të infektuarve është 57 786. Viktima janë 4365.

KOHA JONË

 

SHKARKO APP