Thënia lapidare e kryeministrit Kurti para Vuçiç dhe ndërkombëtarëve

Në konferencën e Mynih në Gjermani kryeministri kosovar Albin Kurti tha ndër të tjera shprehjen epokale (shiko më poshtë): “Bota e ka ndihmuar Kosovën të çirohet nga Serbia, tani duhet të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova”.

Në këtë takim të rëndësishëm për negociatat Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti ka mbajtur një qëndrim që ka bërë jehonë në Prishtinë dhe Tiranë. Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, por duhen patur parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Kurti ka përcaktuar tre pika kryesore ku duhet të bazohet vazhdimi i negociatave me Serbinë. Sipas tij, nuk ka marrëveshje pa dialog, nuk ka dialog me harta, dhe pa presidentë rreth hartave.

Kurti ka replikuar me presidentin e Serbisë, Vuçiç dhe kanë pasur debate të forta. Ajo që nuk kuptohet nga ky takim i rëndësishëm është se përse fjalimi i Albin Kurtit ka shkaktuar pakënaqësi te Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

SHKARKO APP