T’i ruhemi tmerrit italian, rrini në shtëpi. Por edhe qeveria të ofrojë ndihma për të varfërit

Pamjet nga Italia janë të tmerrshme, vargu i arkivolave ka pushtuar mediat e botës, botë e cila po lufton të mos përsëritet fenomeni italian i koronavirusit. Në Itali nuk ka vende në spitale në zonën e Bergamos, edhe arkivolet po porositen me shumicë; kjo është situate te dera e shtetit shqiptar. Ndaj njerëz ruani veten, rrini në shtëpi me aq sa mundeni! Shteti shqiptar duhet të marrë masa për të dërguar ushqim njerëzve në nevojë, por edhe njerëzve të moshuar. Të jetë gati me fakte e jo me propogandë nëse sëmundja përparon në Shqipëri. Testet duhen shtuar, masat për të luftuar koronavirusin duhen plotësuar me me respiratorë, etj.

Masat qeveritare janë dragoniane, por fatkeqsisht të nevojshme!

E keqja mbetet akoma rrotull nesh dhe nuk dihet sa do të zgjasë. Ndaj ruajeni, njerëz!

SHKARKO APP