“Tigri” Arben Ahmetaj udhëton urgjent drejt “luanit-kryeministër” në Londër
Pas sekuestrimit të vilës së ish-gruas në Palasë nga SPAK-u, Arben Ahmetaj ka udhëtuar drejt Londrës ku ndodhet në një vizitë tre ditore, Edi Rama. Kështu tha sot Sali Berisha.
Ai ka bërë sot një deklaratë për ish-ministrin Arben Ahmetaj, ndërsa pohoi se ky i fundit është nisur drejt Londrës, atje ku ndodhet kryeministri Edi Rama, për të bërë një marrëveshje me këtë të fundit.
“Mediat njoftojnë se tigri i korrupsionit ka udhëtuar për në Londër për deal (marrëveshje) me Edi Ramën. S’mund të konfirmoj dhe mohoj këtë udhëtim. Por edhe një herë, siguroj shqiptarët se Ahmetaj është një nga personat kryesor të megaferës korruptive të djegësve. personi më kryesor, njishi në distancë është personalisht Rama.”, tha Berisha.