“T’ju vijë turp ambasadorë! Sot u kujtuat për krimin, me kë talleni?”
Nga Ylli Dylgjeri –
Më në fund u kujtuan! U kujtuan të bëjnë thirrje për hetimin e dosjeve të krimit. Të dosjeve të mashtrimit! Të dosjeve të turpërimit. U kujtuan vetëm 48 orë përpara datës 30 Qershor të bëjnë thirrje.
Kjo është një komedi.
T’iu vij Turp! T’iu vij Turp ambasadave! Ti vijë turp OSBE e gjithkujt që ka flirtuar me krimin në këtë vend këto 6 vite.
Ka mëse se 5 vjet që dosjet përfliten në media. Ka mëse se 3 vite që Opozita flet çdo ditë për to. U desh të dorëzoheshin mandatet e deputetëve, të braktisej parlamenti, të helmohej mileti, të dilte populli në rrugë, të plagoseshin protestues e policë, të arrestoheshin qindra të tjerë, t’i botonte “Bild”, të shtyheshin e të dekretohej datë tjetër zgjedhjesh, që sot pas pudrës së mëngjesit të kujtoheshin zonjat dhe zotërit me makina TD të kërkojnë hapje dhe hetimin e tyre.
Meqë u kujtuat po Ju pyes:
Kur ti hapin zotërinj? Të shtunën apo të dielën e votimit?
Ky është prapë Turp!
Të bëhen votimet e datës 30, pastaj i hapim një herë e mirë thoni Ju!
Po deri sot? Trimat e Bild-it janë në pozicione prej javësh, rekrutojnë e pagojnë. E pate në foto dje në Vaun e Dejes, po ish-Ministrin Ahmetaj që e kishte mbërthyer dje një grua të LSI-së dhe e shtërngonte si kodosh misri?
Çfarë drejtësie kërkoni sot..?
Populli kësaj i thotë u kujtuat në vaktin e shu…s.!
Më kë talleni Ju? Vonë. Shumë vonë. Shqipëria në kaos.
Diga është plasur. Zoti na shpëtoftë.