Urdhër i SPAK, arrestohet kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zerka
Me urdhër të SPAK, bëhet me dije se është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Gjithashtu, mësohet se në pranga kanë rënë edhe një ish-oficere e Krimeve të Rënda, E. D. dhe avokati R.C.
Dyshohet se ata kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim, ndërsa SPAK aktualisht ka nisur një operacion në qytetin e Vlorës.
Mediat raportojnë se ka qenë pikërisht zbërthimi i aplikacionit Sky Ecc, që ka zbuluar se këta persona kanë komunikuar aty në lidhje me procedurën penale në fjalë, që ka rezultuar në shkelje. Ende nuk ka një reagim nga SPAK për këtë aksion si dhe detajet që çuan pas hekurave 4 persona.
SPAK nuk kursen asnjë!