Urdhër qeveritar: Do mbyllen lokalet, diskot, qendrat e argëtimit, palestrat etj

Kryeministri Rama pasi foli për masat shendetsore dhe qeveritare fund të mbledhjes së qeverisë ai tha se në orët në vijim mund të kemi jo me 10 apo 20, por mundet edhe me shumë me corona, por duhet qetësi e luftë me virusin.

Në mbledhjen e qeverisë ministrja e shendetsisë Ogerta Manastirliu komunikoi për publikun që për të parandaluar përhapjen e coronavirus ka vendosur:

1-Të gjithë personat që vijnë nga Italia të vetizolohen për 14 ditë në banesat e tyre.

2- Mbylljen e lokalëve gjatë natës, të diskove, qendrave të argëtimit, palestrave,etj

2-Lokalet gjatë ditës duhet të marrin masa që largësia nga njeri tjetri klient të jetë minimum 1 meter.

3-Firmat dhe kompanitë private duhen të marrin masa për pastërtinë e mjediseve si dhe të mos jenë me shumë se 1 metra punonjësi nga punonjësi. Në ato procese pune që lejohet puna online të punojnë nëpër shtëpira.

Ndërkohë me një urdhër të mëparshëm ministrja Manastirliu ka vendosur mbylljen e të gjitha aktiviteteve dhe grumbullimeve deri me datë 3 prill 2020.

Pas mbledhjes së qeverisë do të publikohen edhe disa vendime në lidhje me masat e reja kundër coronavirus.

 

SHKARKO APP