Rama dhe BSH: Pagesat për këstet e kredive shtyhen deri më 31 maj, por nuk ulen këstet

Kreu i qeverisë Edi Rama ka firmosur urdhrin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen me dy muaj e gjysmë të pagesës së kësteve të kredisë për individët dhe bizneset që janë në pamundësi për të paguar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Urdhri që mban datën e sotme, 17 mars 2020, parasheh që afati i pagimit të kësteve të kredisë të shtyhet deri me 31 maj 2020.

Për të përfituar nga ky urdhër të gjithë kredimarrësit duhet të njoftojnë institucionin financiar me të cilin kanë marrëdhënien.

Të gjithë ata që nuk preken nga situata me koronavirusin do të duhet të realizojnë pagesën.

Në çdo rast Banka e Shqipërisë thekson në rast të marrëveshjes mes kredimarrësit dhe kredidhënësit bëhet fjalë vetëm për ngrirje dhe jo falje.

Por Banka e Shqipërisë pikësëpari duhet të negociojë me bankat e nivelit të dytë apo të vendos tavan ndaj tyre që norma e kredive të mos jetë kaq e lartë sa i kanë sot bankat e nivelit të dytë. Kjo do të ishte një ndihmë për bizneset e jo kjo shtyrje, pasi për ti paguar kanë gjithsesi. Ndërkohë që bizneset janë bllokuar e siç duket situata do jetë kohë e gjatë lufta me corona virus. Pra litarin e borxhit ua kanë shtyrë që t’ju mblidhet mire laku në grykë për tre muaj. Gjithsesi vendim pozitiv mbetet, por jo zgjidhje e cila i duhet biznesit në këto kushtet asfiksimi total.

SHKARKO APP