”VajzëFest” në edicionin e katërt, Rama merr pjesë në festën kulturore në Selenicë

U bënë katër vite rrjesht që fshati Vajzë në Bashkinë Selenicë që kthehet në qendër të kulturës shqiptare.

Në fshatin Vajzë të Selenicës këtë mbrëmje të së premtes u zhvillua edicioni i katërt i festivalit “VajzëFest”, një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme duke marrë vlera të një aktiviteti kombëtar.

Festivali synon të sjellë në vëmendje traditat, kulturën dhe vlerat e kësaj treve, por jo vetëm, përmes një mbrëmjeje të mbushur me aktivitete kulturore dhe artistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajzë tashmë quhet edhe fshati i Ali Asllanit, poetit të madh të vendit, si dhe i Perlat Rexhepit, por prej 4 vitesh Vajza mbledhë artistë, politikanë, gazetarë, turistë, pasionantë të natyrës,etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë e këtij eventi ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndjekur aktivitetin nga rreshti i parë, duke marrë pjesë si i ftuar në këtë mbrëmje festive.

Vajza, si fshat, është pjesë e bashkisë Selenicë, ku ditët e fundit flitet se do t’i bashkohet bashkisë së Vlorës. Ka patur debate të forta në këtë çështje, ku kryetari i bashkisë Nertil Bellaj, ka kundërshtuar hapur dhe fort kryeministrin. Por përtej debatit të ditës, kryebashkiaku dhe banorët e priten me duartrokitje dhe respekt kryeministrin, mbrëmë. Kjo mbetet pjesë e kulturës dhe traditës shekullore të banorëve që presin mikun në çdo çast.

Edhe Edi Rama foli shkurt, bukur dhe u mirëprit nga të pranishmit.

Nata e parë u drejtua mjeshtërisht nga Eda Sadushi.

(për me tepër në lidhje me VajzëFest do ta ketë një reportazh nga gazetarët Albert Vataj dhe Daniel Muçaku)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?