Vdekja e katër ushtarëve izraelitë/ Reagon Izraeli: I gjithë Libani duhet të digjet, gjaku i bijve tanë…
Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka shkaktuar reagime të forta pas një deklarate të tij ku tha se “i gjithë Libani duhet të digjet”, pas njoftimit për vdekjen e katër ushtarëve izraelitë në jug të vendit.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se ushtarët humbën jetën “gjatë luftimeve”, pasi tanku i tyre u godit gjatë një operacioni pranë zonës së Kfar Tebnit, në jug të Libanit.
“Për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë”, shkroi Ben-Gvir në një postim në platformën X.
IDF identifikoi një prej ushtarëve të vrarë si nënkolonelin 32-vjeçar Dor Gedalia Ben Simhon, komandant i Batalionit të 52-të të Brigadës së 401-të të Blinduar.
“Me gjithë respektin për amerikanët, Izraeli duhet t’ia bëjë të qartë gjithë botës se gjaku i bijve tanë dhe siguria e qytetarëve tanë nuk mund të shpërfillen”, deklaroi Ben-Gvir.

KOHA JONË SONDAZH

