Veliaj u shkarkua, Rama i çon Begajt vakancën. Presidenti gati të dekretojë datën e zgjedhjeve
Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt, edhe pse ky i fundit e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Në shkresën që mban datën 30 shtator, Presidenti Bajram Begaj njoftohet edhe për vakancat në 5 bashki të tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.
Mësohet se Presidenti i Republikës brenda ditës së premte do të nxjerrë dekretin për zgjedhjet e parakohshme edhe në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

