Vendimi qeveritar: Nëse ecën në këmbë jashtë orarit, të bllokohet makina në garazh!

Masat ndaj coronavirus janë të ashpra, por të domosdoshme. Megjithatë ka edhe tejkalime pa logjikë të ndonjë vendimi qeverie, siç ka dale dje vendimi numër 4, datë 16 mars 2020, pika 17.

Pra nëse kapesh pas orës 18.00 duke ecur në këmbë, edhe nëse ke ndonjë hall, përveç gjobës personale prej 100 mijë lekësh, do të bllokohet edhe makina jote ndonëse ndodhet në garazh apo në parkim normal në shtëpi!

Kjo nuk ka asnjë sens logjik e as juridik.

SHKARKO APP