Vokshi publikon dokumentin e qeverisë: Janë ndihmuar 4 mijë, jo 600 mijë familje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi publikoi një video, ku tregohet një shkresë e kreut të Emergjencave Civile në Shqipëri, Haki Çako. Në shkresë  shfaqet numri i pakove ushqimore të shpërndara për çdo bashki. Duke u bazuar në këtë dokument Vokshi thotë se deri më tani janë dhënë diku te 4 mijë pako ushqimore, dhe jo sa pretendon Rama “ndihma për 600 mijë familje”.

“Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë.

Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentet zyrtare tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shpërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë”, shkruan Vokshi.

Por për të qenë realist dokumenti nuk zbulon nëse janë në një ditë këto pako apo në disa ditë. Ndonëse koka e shkresës është prerë për të mos nxjerrë autorin e dërgimit të shkresës në PD, por mbetet e varur pikëpyetja: A janë në një ditë këto pako apo për gjithë periudhën?!

https://www.facebook.com/559294428/videos/10158373203594429/?t=0

SHKARKO APP