Votimet e turpit. Të gjitha manipulimet dhe parregullsitë e një procesi maskaradë

Votimet e sotme, më 30 qershor, do të hyjnë në historinë e vendit si i vetmi proces, pa datë të dekretuar, pa opozitë dhe vetëm me Partinë Socialiste në garë. Fituesit diheshin që para një muaji dhe rezultati nuk ka asnjë vlerë për qytetarë dhe pas për mediat.

Por edhe pse kemi një proces maskaradë dhe pa asnjë vlerë elektorale, sërish në votimet ku s’k nevojë për asnjë manipulim, parregullsitë dhe shkeljet ligjore nuk kanë munguar. Nuk bëhet fjalë për incidente normale në ditë votimesh, por për shkelje serioze të Kodit Zgjedhor, Kodit Penal dhe Kushtetutës. Nuk dihet se si do të quhet ky proces nga ndërkombëtarët, por çfarëdo që të thonë në fund, shqiptarët mund të gjykojnë vet se çfarë votimesh u bënë sot. Në vijim po ju sjellim vetëm një pjesë të parregullsive që u kapën nga mediat dhe janë denoncuar për ditën e sotme. Është vetëm një pjesë e vogël e një procesi fals kombëtar që fyen çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike që ka.

***

PD: Falsifikim i pjesëmarrjes në votimet njëpartiake

Partia Demokratike, përmes Ivi Kasos, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedheve ka mapinuluar me shifrat e pjesëmarrjes në këtë votime njëpartiake. Sipas tij, deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 10 % e qytetarëve që kanë të drejtën e votës. Kaso theksoi se KQZ-ja me urdhër të Edi Ramës është duke u përpjekur të manipulojë shifrat e votuesve.

Qytetari voton dy herë, ish-deputeti i PD: “Dhe Soreca do të habitet”

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar rastin e një qytetari që pohon se ka votuar dy herë. Boçi e merr si shembull këtë rast për të treguar se sa të rregullta janë zgjedhjet, aq sa sipas tij edhe Soreca do të habitet.

“Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!!? Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë. Personi ka votuar në Cërrik. Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar. Kur ky është futur dy herë, po të tjerët?! Partiakët, militantët, të fortët?! Po mbushja e kutive në fund?! Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODHIR”, shkruan Boçi.

Biseda me qytetarin

Vajte votove sot? Për kë?

Po, për Andin

Sa herë votove?

Dy herë (tregon gishtat e mëdhenj në të dy duart)

Klos/ Konflikt me vëzhguesin, një i lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Klosit, ku raportohet se në një qendër votimesh në zonën Gurrë e madhe ka pasur një situatë konfliktuale. Asllan Likursi raportohet nga policia i lënduar, i cili po transportohet në spitalin e Burrelit. Paraprakisht, dyshohet se Likursi është konfliktuar me një vëzhgues në këtë qendër votimi. Policia dhe prokuroria po hetojnë ngjarjen.

Dështojë votimet në Prekal

Shkodër-Në fshatin Prekal në njësinë administrative të Postribës në rrethin e Shkodrës, nuk u votua fare për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Shkak janë bërë disa persona, ende të paidentifikuar për Policinë, qe kanë djegur materialet e votimit që mbërritën në atë njësi. Për rastin, Policia e Shkodrës nuk ka asnjë person të shoqëruar ndërsa terreni mjaft i vështirë deri te shkolla ku ishte planifikuar ngritja e qendrave të votimit, duket se e ka vështirësuar punën e efektivëve të Policisë. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi zhvendosjen e këtyre qendrave por pa u përcaktuar vendet e reja.

Boçi: Administra po detyrohet të votojnë familjarisht

Elbasan-Ish-deputeti Luciano Boci denoncoi për median ambientet e papërshtatshme te qendrës së votimit 25-17 në lagjen Fermë në Cërrik, e cila rezulton të jetë një magazinë mjetesh të vjetra e hapur pa asnjë kusht sigurie. Ish-deputeti komentoi pjesmarrjen e ulët në votime të qytetarëve, si një mënyrë për të kundërshtuar sistemin totalitar.

Gjithashtu ish-deputeti denoncoi presionin, që sipas tij është duke iu bërë administratës për të marrë pjesë në votime, si dhe prezencën e Taulant Ballës i shoqëruar nga 15 mjete të tjera, në Cërrik si një formë presioni.

“Situata është në qiell të hapur. Kushtet brenda janë katastrofale, kjo qendër votimi është një simbo I këtyre zgjedhjeve. Në këto kushtet zhvillohen zgjedhjet farës të 30 qershorit në Shqipëri”, u shpreh Boçi.

Ja sa shqiptarë kanë votuar deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë shifra të tjera të përditësuara për votimin deri në këto momente. Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se deri tani procesi ka vijuar normalisht dhe se pjesëmarrja deri në orën 15:00 ka qenë 15.5%, pra kur kanë ngelur ende edhe 4 orë nga orari zyrtar i votimit. Në total kanë votuar 546 388 zgjedhës, Tirana me numrin më të madh të votuesve.

Pjesëmarrja sipas KQZ, në numër vutuesish

Malësi e Madhe 4600

Shkodër 8700

Pukë 2700

Fushë Arrëz 19959

Tropojë 24000

Has 2888

Kukës 6900

Lezhë 9400

Mirditë 4300

Kurbin 5014

Mat 6810

Klos 3020

Bulqizë 5000

Dibër 8083

Vorë 3550

Kamëz 7412

Tiranë 117 108

Kavajë 5100

Rrogozhinë 4100

Belsh 5208

Elbasan 27466

Gramsh 7446

Librazhd 8501

Lushnjë 21 746

Fier 30440

Patos 6906

Mallakastër 5573

Kuçovë 7200

Berat 11300

Skrapar 2976

Pogradec 11265

Korçë 13500

Kolonjë 3950

Këlcyrë 2900

Vlorë 23

Himarë 3160

Delvinë 1869

Sarandë 6280

Finiq 3315

Konispol 2852

Në total 546 388, shifra 15.5%

 15% pjesëmarrje në votime. Peza: Kjo është fitore e jashtëzakonshme

Sekretari i Partisë Socialiste, Alfred Peza e ka cilësuar një fitore të jashtëzakonshme votimin e sotëm.

Edhe pse pjesëmarrja në votime është në rekordet negative historike të proceseve në Shqipëri,  Peza deklaroi në “Ora News” se PS del me e fortë nga ky proces.

Me makinë policie/ Burri i kandidates së Ramës presion qytetarëve

Delvinë-Një tjetër denoncim ka mbërritur në lidhje me votimet monopartiake të Edi Ramës dhe qeverisë së tij të kapur në korrupsion dhe në vjedhje të zgjedhjeve. Qytetarët kanë denoncuar se bashkëshorti i kandidates së Ramës në Bashkinë e Delviës, Majlinda Qilimi ka nisur kërcënimet ndaj qytetarëve që nuk dalin për të votuar.

Sipas denoncuesit, ai duke përdorur edhe makinën e policisë, pasi është edhe vetë polic, ka shkuar shtëpi e më shtëpi duke kërcënuar qytetarët duke u thënë që të dilnin në votime.

Al Jazeera: Punonjësit e qeverisë merren me votimet

Punonjësit e qeverisë po merren me organizimin e qendrës së votimit në Shkollën e Mesme Ibrahim Rugova në Kamëz. Ky është një vend i sigurt për opozitën, por që nuk ka një kandidat pasi po bojkoton plotësisht zgjedhjet lokale.

Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme, është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Kjo është një situatë e qetë pas muajsh protestash nga ana e opozitës kundër korrupsionit të pretenduar të qeverisë të cilat sollën partitë kryesore të dilnin nga parlamenti. Presidenti Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet e së dielës duke thënë se do të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, vend i cili është duke u përgatitur për të nisur bisedimet me Bashkimin Europian. Presidenti anuloi sondazhet, por qeveria po vijon pavarësisht kësaj. Shumë shqiptarë konsiderojnë se presin një sfidë jokushtetuese dhe joligjore. ‘E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra, është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje’.

Partia Demokratike drejtoi shumë mbështetës për të parandaluar ngritjen e qendrave të votimit në të 24 qytetet ku kontrollon opozita. Në qytetin e Shkodrës policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës. Policia mban nën kontroll qendrat e votimit në mbrojtjen e armëve për të parandaluar incidente të mëtejshme. ‘Kjo Bashki ka një status të veçantë për opozitën, është një qendër e qëndrueshme e Partisë Demokratike, në periferi të  Tiranës, ku dominon Partia Socialiste. Në 23 vitet e fundit socialistët kanë drejtuar vetëm një herë në vitin 2000, ku demokratët abstenuan ndaj procesit elektoral’. – John Psaropoulo, gazetar.

Lideri demokrat Lulzim Basha thotë se i kërkon mbështetësve të tij të qëndrojnë të qetë dhe pa humbur kontrollin deri të hënën. ‘Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin z.Rama me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur’, thotë Lulzim Basha. Bisedimet me Bashkimin Europian janë shtyrë për gjashtë muaj. Nëse kriza politike në Shqipëri thellohet, liderët politikë shqetësohen se bisedimet do të zgjasin me vite.

John Psaropoulo, Al Jazeera, Kamëz

Media e madhe franceze: Në Shqipëri, votime apo zgjedhje maskaradë

Radioja më e madhe franceze RFI bën një analizë të gjëndjes sot kur zhvilllohen zgjedhjet bashkiake në Shqipëri: Sot po votohet në Shqipëri, por është e pamundur të thuhet nëse bëhet fjalë për zgjedhje të vërteta bashkiake apo për maskaradë. Sipas deklaratave të qeverisë socialiste të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama dhe ato të disa anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, në datën 30 qershor zhvillohen zgjedhjet bashkiake. Por votimet janë anulluar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili aktualisht nuk i përket kampit socialist, as opozitës së djathtë. Sipas Kushtetutës është Presidenti i Republikës ai që shpall datën e zgjedhjeve. Konkretisht Presidenti ka anuluar zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor dhe ka caktuar një datë tjetër, në tetor për zhvillimin e tyre. Kurse pra, qeveria Rama insisiton se zgjedhjet bashkiake mbahen sot dhe data e tetorit është e pavlefshme, ndërsa për presidentin, votimi sot është i paligjshëm dhe votimi i vërtetë do të duhet të mbahet tetor.

Opozita ka dalë e manifestuar prej disa kohësh kundër kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar ata për korrupsion, se ka blerë votat dhe për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Deputetët e opozitës u larguan nga parlamenti në shkurt 2019 dhe e kanë bojkotuar atë që atëherë. Në të njëjtën mënyrë, opozita po bojkoton edhe sot zgjedhjet bashkiake duke mos paraqitur asnjë kandidat, për rrjedhojë socialistët nuk do të kenë kundërshtarë në gjysmën e komunave dhe prandaj mendohet se do të arrijnë një fitore të madhe. Aktualisht nuk ekziston një institucion i aftë për të luajtur rolin e arbitrit për zgjidhjen e krizës shqiptare. E vetmja që do të kishte legjitimitetin për ta bërë këtë është Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka funksionuar që nga viti 2018 për shkak të reformës gjyqësore. Për më tepër, komuniteti ndërkombëtar, shumë i pranishëm në Shqipëri, nuk kishte asnjë mekanizëm për të luajtur rolin e arbitrit.

Nga ana tjetër, Këshilli i Evropës ka anulluar misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ndërkohë që OSBE/ODHIR po bën e vetme monitorimin e tyre. Kurse Bashkimi Evropian është mjaftuar duke kërkuar qetësinë në vënd dhe në qëndrat e votimit. Partia Socialiste ka filluar një procedura për shkarkimin e Presidentit, gjë për të cilin ne nuk dihet sesi do të shkojë. Në këto rrethana, zgjidhja e krizës politike në Shqipëri duket shumë e largët.

Fletët e votimit sillen privatisht nga Sllovenia e çohen në Shkodër

Shkodër-Në këtë ditë votimesh të organizuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij, skandalet nuk kanë të sosur. Po kjo që ka ndodhur në Shkodër është më shumë se skandal, është një shkelje e ligjit me të dyja këmbët.

Fletët e votimit në Shkodër nuk kanë kaluar fare magazinat e KQZ-së, por janë sjellë nga Sllovenia me makina private deri në Podgoricë. Atje kanë shkuar makinat e ushtrisë dhe i kanë marrë. Fletët as nuk janë parë dhe as magazinuar nga ana e KQZ-së, duke shkelur në mënyrë flagrante Kodin Zgjedhor.

Denoncimi i bërë nga zyrtarët e PD-së në Shkodër: Materialet zgjedhore dhe fletet e votimit nuk kanë ardhe ne te njejten kohe. Fillimisht kane ardhe materialet zgjedhore dhe ne ora 2:10 te megjesit kane ardhe fletet e votimit. Fletet e votimit kane ardhur privatisht nga Sllovenia ne Potgorice. Nga Potgorica jane transportuar me mjete ushtarake dhe kane kaluar ne Doganen e Hanit te Hotit. Nga Dogana e Hanit Hot, jane sjell direkt ne KZAZ rreth ores 2:30 te mengjesit dhe kane filluar te shperndahen ne ora 4:10 te mengjesit. Fletet e votimit nuk kane shkuar te magazinohen ne KQZ sipas Kodit Zgjedhor dhe nga KQZ te shkojne ne KZAZ. Ky eshte nje skandal flagrant zgjedhor dhe eshte lehtesisht i verifikueshen e lidhur me transportin, Sistemin Tims, ne Dogane, ne KQZ dhe ne KZAZ.

 Votimet në Tiranë, qytetari bën shënim mbi fletë: Me detyrim…

Tiranë-Zgjedhjet e 30 qershorit po shndërrohen në një cirk nga ora në orë. Jo vetëm mungesa e opozitës, por konstatohen edhe absurditete të tjera.

Një qytetar i Tiranës që është futur në qendrën e votimit nuk ka votuar, ka lënë një shënim. ‘Më detyruan’, shkruan ai në fletën e votimit.

Pjesëmarrja deri më tani është në nivele minimale, ndonëse Rama dhe propaganda e tij po përpiqet ta shtojë në mënyrë artificiale.

Denoncimi/ I vjedhin kartën e identitetit, votojnë dhe pastaj ia flakin

FIER- Një tjetër denoncim për manipulime vjen nga ish-deputeti i PD, Fier Luan Baci. Ish-deputeti ka publikuar një video me kartën ID të Izet Saliajt të cilit sipas pretendimeve, i është vjedhur karta me qëllim për të votuar. Pas kësaj, ia kanë hedhur kartën poshtë qendrës së votimit. Ndiqni videon!

 PD Vau i Dejës: 6% kanë votuar, manipulime hapur me karta ID

Në një deklaratë për mediat Kryetari i PD, Dega Vau Dejës, Agim Bushati, është shprehur se pjesëmarrja e votuesve në Bashkinë Vau Dejës është shumë më e ulët se ajo çka raporton KZAZ nr. 6 në Bushat.

Ai tha se sipas verifikimeve të kryera nga grupet e ngritura pranë Qendrave të Votimit, flitet për një manipulim të hapur me kartat e identitetit. Ndërkohë nga të dhënat e deritanishme pjesëmarrja e votuesve në Bashkinë Vau Dejës paraqitet si më poshtë. Nga 38. 746 votues që janë ne total rezultojnë 2. 295 votues thënë ndryshe 6%.

Incidente në Skrapar

Janë shënuar incidentet e para në Skrapar, teksa po zhvillohen zgjedhjet vendore. Raportohet se një sherr mes dy personash është shënuar jashtë një qendre votimi. Konkretisht, konflikti ka ndodhur jashtë qendrës së votimit 3354, në Skrapar. Sipas policisë, sherri mes dy personave nuk e ka penguar procesin zgjedhor. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dy autorët e sherrit.

“Shqipëria si Azerbajxhani, publikohen rezultatet e fitores para mbylljes së votimit”

Gazetari Neritan Sejamini, ka sjellë në vëmendje një episod nga zgjedhjet e vitit 2013 në Azerbajxhan, ku rezultati ishte i paracaktuar. Ai e krahasoi këtë episod me publikimin rezultateve të numërimit të votave nga KQZ, më shumë se 6 orë përpara nga përfundimi i zgjedhjeve lokale.

“Në zgjedhjet e vitit 2013 në Azerbajxhan, qeveria shtypëse e Ilham Alijevit, për të krijuar imazh demokratik, krijoi dhe shpërndau një aplikacion për iPhone që u mundësonte qytetarëve të shikon drejtpërdrejt ecurinë e numërimit të votave. Por ata që shkarkuan aplikacionin zbuluan se mund t’i shihnin rezultatet e votimit që mbrëmjen para ditës së votimit. Edhe në Shqipëri, KQZ filloi të publikojë rezultatet e “numërimit” të votave që rreth orës 11:00 të paradites të ditës së votimit. Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00.”- shkroi ai në profilin tij në Facebook.

https://www.facebook.com/luan.baci.79/videos_by

Votoni se nesër shkoni për lesh’, Mano: Kërcënohen arsimtarët

Kreu i PD në Korçë, Andrea Mano tha se ka pasur një braktisje të madhe nga korçarët për procesin dhe se mësuesit dhe edukatorët janë kërcënuar që të votojnë duke iu thënë se ‘do shkojnë për lesh’. “Në votime e organizatës socialiste në vitin 2019 ka pasur një abandonim të madh në qytetin e Korçës. Deri tani 3.7 përqind e qytetarëve kanë marrë pjesë në votime. Korçarët bojkotuan zgjedhjet e organizatës socialiste. Partia Demokratike sot është në rolin e vëzhguesit të farsës. Fenomenet janë të papranueshme. Ka pasur presione në masë për njerëzit për të votuar. Janë shtuar telefonatat anonime, për mësuesit dhe edukatorët, ‘shkoni votoni se ditën e hënë do shkoni për lesh’ nga numra anonimë. Ka pasur prezence të drejtuesve të bashkisë, institucioneve shtetërore në Qendrat e Votimit. Në Barçë kanë votuar disa herë votues pa mjet identifikimi, pa lyer gishtin me bojë të zezë. Të gjitha këto denoncime i kemi nisur dhe në qendër. Farsa zgjedhore u braktis nga populli i Korçës. Në Qendra Votimi ka pasur shefa komisariatesh, policë të shumtë, nuk ka arsye. Pak më parë ndodhi një ngjarje e inskenuar nga policia në Barç. Kanë larguar nga shtëpitë banorët e Barçit, që të mos prishin votimet. Ka komuna të tëra, rajone siç është Voskopi ku procesi nuk e ka kaluar 5%. Ajo që dua t’u them qytetarëve korçarë është të rrinë të qetë, të rrinë larg qendrave të votimit, të mos intimidohen e të mos bien pre e provokimeve që mund të ndodhin pasdite”, deklaroi Mano.

Votimet një partiake, shoqërohet ish-efektivi

Pengoi një qytetar që të votonte, Policia e Korçës shoqëron ish-efektivin. Sipas të dhënave paraprake Resul Ravolli 55-vjeç, i bënte presion qytetarit për ta penguar që të ushtronte të drejtën e tij Kushtetuese për zgjedhur. Pasi qytetari e denoncoi rastin, policia ndërhyri, duke bërë të mundur shoqërimin e tij. Ndaj Ravollit rëndon akuza e pengimit të procesit zgjedhor. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe një 68-vjeçar nga Barç, për të njëtën arsye. Në pranga ka rënë Ismail Çibuku, për pengim të procesit zgjedhor.

DENONCIMI/ Plasin votimet me telefon, komisionerët mbushin kutitë

Rilindja e drejtuar nga Edi Rama ka vendosur që të përdorë çdo lloj mënyrë për të mbushur kutitë. Deri më tani njerëzit janë duke u nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre për të shkuar e për të votuar, por tani kanë nxjerrë edhe një strategji të re.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini ka denoncuar në faqen e tij në Facebook një mënyrë të re votimesh, ato me telefon. Komisionerët marrin në telefon njerëzit që janë jashtë shtetit dhe u marrin të dhënat dhe më pas fletët e votimit i mbushin dhe i hedhin po vetë në kuti.

Bamir Topi: Sot askush nuk është i lumtur. Jemi në një situatë katastrofale

Ish-presidenti Bamir Topi edhe pse ka votuar sot, e ka cilësuar procesin e 30 qershorit, si një datë që nuk bën të lumtur asnjë palë.

Topi u shpreh se nga nesër është koha për një pakt të madh kombëtar që do të mundësojë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

“Jemi në një situatë katastrofale. Jemi në një ditë ku kushdo duhet të reflektojë”,- tha Bamir Topi.

OSBE: Nuk u ndalëm te shkolla “Vasil Shanto”

Reagon misioni i OSBE  lidhur me procesin zgjedhor që po zhvillohet sot. OSBE njofton se ditën e nesërme do të mbajë një konferencë për shtyp, në të cilën do të nxjerrë përfundimet paraprake për zgjedhjet.

Ndër të tjera, OSBE sqaron se drejtuesja e këtij misioni, Audry Glover, nuk u ndal te shkolla “Vasil Shanto”, pasi situata aty nuk ishte e favorshme për vëzhgim. “Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje.

Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratën zyrtare të OSBE.

Kërcënohet me vrasje kreu i FRPD-së në Shkodër. Ja pamjet

Arvit Bushati, kreu i FRPD-së në Shkodër është kërcënuar me vrasje nga militantët e PS-së. Video është bërë publike nga ish-deputet i PD-së, Bardh Spahia: ‘Kriminelet e armatosur të Partisë Socialiste me rekorde kriminale kercenojne Kryetarin e Forumit Rinor te Partise Demokratike Shkoder, Arvit Bushati, “do ta mbush kryt ne plumba”. #Diktaturaekrimit’, shkruan Spahia në Facebook.

 

Gris fletën e votimit dhe tenton të marrë vulat, arrestohet 66-vjeçari në Kamëz

Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 66-vjeçar, nën akuzën e “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor. Policia bën me dije arrestimi i “Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamz, u bë pasi  ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr.  1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka  grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit”. Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm. Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Vrenozi tallet keq me Fatos Nanon: Bisht qeni ngelet

Ilir Vrenozi, ka ironizuar pjesëmarrjen e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ka marrë pjesë në  votimet e Edi Ramës. “Fatos Nano voton. Unë e fitova bastin me dy demokratë që me thoshin Nano nuk voton të dielën, unë ju thosha voton. Po bisht i qenit, bisht qeni ngelet bre, po këta demokratët u gënjyen dy-tre herë nga deklaratat e Nanos kundër Ramës atëherë. Kurse unë e shaja Nanon dhe e shaj sepse ka qenë komunist muti, kurse tani do fillojnë ta shajnë demokratët, po është vone dhe moj”,- shkruan Vrenozi në Facebook.

 Në një fshat voton vetëm një person

Ndodh ajo që ishte parashikuar. Votimet një partiake janë bojkotuar në masë të madhe nga shqiptarët. Në fshatin Ngraçie në Mallkastër deri më tani është regjistruar vetëm një votë. Raportimet nga vend ngjarja tregojnë se pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët. Kjo lidhet edhe me faktin se fshati Ngraçie është edhe vendbanimi i kryebashkiakut Agron Kapllanaj i cili ishte një nga të proceduarit për pengim të procesit zgjedhor. Gjithashtu kujtojmë se në lidhje me pengimin e zhvillimit të procesit janë arrestuar 2 punonjës si dhe nënkryetari i bashkisë Ballsh është shpallur në kërkim.

PD: Kamera për të lexuar votat!

Partia Demokratike ka denoncuar regjistrimin e votave me anë të kamerave, një shkelje e rënë ligjore sipas Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal.  “Edhe pse votohet vetëm me një parti dhe vetëm me një kandidat, edhe pse votuesit, vëzhguesit, komisionerët, numëruesit i ka vetëm Rilindja prapë se prap po përdoret çdo instrument për të shantazhuar votuesit. Janë nxjerrë në terren bandat, drejtorët, policia dhe cdo funksionar tjetër për të shtuar figurantët. Por dhe kaq nuk i mjafton dhe nga frika se askush nuk po bindet për tu bërë pjese e farsës se pushtetit te Edi Ramës, kane vendosur dhomat e fshehta poshtë kamerave ne shkoll, kopshte dhe kudo munden në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë. Çdo vote po regjistrohet dhe po monitorohet qe te çojnë deri ne fund vullnetin e Partisë! Asgjë nuk ka ndryshuar! Vete votojnë, vetë numërojnë, vetë shpallin rezultatin #partiavoton #partianumeron. #partiavulos”,- thuhet në reagimin e PD.

Kreu i KQZ-së sqaron pjesëmarrjen në votime: Shifrat nuk janë të besueshme

Klement Zguri ka dal ditën e sotme në një deklaratë të shkurtër për media ku ka theksuar se të gjitha shifrat e publikuara deri më tani nuk janë të konfirmuara nga KQZ dhe ato janë të marra nga KZAZ-të nëpërmjet komunikimeve telefonike. Ndërkohë që sipas Klemet Zgurit të gjitha këto shifra nuk janë të besueshme. I pyetur nëse do të shkoj të votoj Zguri nuk ka dhënë një përgjigje.

Fjala e Klement Zgurit: “Nuk është shifër zyrtare e ardhur nga KQZ, këtoj janë shifra nga KZAZ të marra me telefon. Këto nuk janë shifra zyrtare dhe unë mendoj që nuk janë shumë të besueshme. Nuk janë zyrtare janë paraprake dhe vijn përmes komunikimit telefonik. Unë shpjegimet e mia i kam dhënë në KQZ dhe nuk ka nevojë për shpjegim publik.”

Vota e shkodranëve zbulohet “Live” në televizion

E drejta e qytetarëve për të votuar në mënyrë të fshehtë nuk po respektohet në Shkodër. Një nga televizionet e qytetit verior transmeton ‘Live’ momente nga votimi në dhomë të fshehtë. Në bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri kandidon i vetëm për postin e kryebashkiakut. Zbulimi i votës e bën atë automatikisht të pavlefshme. Në rastin konkret, i gjithë votimi në këtë qendër duhet të përsëritet.

Pjesmarrje e ulët në Kamëz 8-12% 

“Qytetarët e Kamzës nuk i janë përgjigjur datës 30 qershor për të marr pjesë në zgjedhjet monopartike që na kthejnë imazhet e diktaturës” thotë kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Sipas z.MZiu prej orës 07:00 të ditës së sotme kur janë hapur kutitë e votimit deri më tani pjesmarrja e qytetarëve është tejet e ulët, varion nga 8 deri në 12%. Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, i është drejtuar me një thirrje bashkëqytetarëve për të bojkotuar zgjedhjet farsë dhe duke iu kujtuar se zgjedhjet vendore në Shqipëri me dekret presidenti mbahen në 13 tetor! Xhelal Mziu i është bashkuar nismës “Edhe unë” të rrjeteve sociale, të cilën e kanë “firmosur” mijëra intelektualë shqiptarë dhe qytetarë të thjeshtë. “Unë nuk votoj”! – shkruan Mziu në FB. – Të dashur bashkëqytetarë të Kamzës, bojkotoni me neveri zgjedhjet farsë e moniste. Zgjedhjet, më 13 tetor 2019.”

KQZ nis shpalljen e rezultateve të votimit monist që në orën 11:00

Një skandal i vërtetë është konsumuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucion që drejtohet nga Partia Socialiste dhe që jo vetëm refuzoi zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore, në shkelje të kompetencave të tij. Konkretisht, KQZ-ja është kapur në flagrancë duke numëruar votat e sotme, në një kohë që votimi ka vetëm 4 orë që ka filluar dhe duhet të mbyllet teorikisht në orën 19:00.

KQZ është kapur duke nxjerrë në faqen e saj një rezultat te papërfunduar, pastaj është hequr me shpejtësi, por jo aq shpejt sa ky moment të mos fiksohej.

Në Finiq votojnë familjarisht

Në Kranë të bashkisë së Finiqit qytetarët po votojnë familjarisht. Pamjet e siguruara nag Top Channel tregojnë familjarët teksa votojnë së bashku. Për Bashkine e Finiqit garojnë dy kandidat, kryetari aktual Leonidha Kristo si i pavarur dhe Kristaq Kiço nga partia MEGA. Shumica e banorëve të kësaj Bashkie i përkasin minoritetit etnik grek.

Ambasadori i BE nuk i përgjigjet pyetjes: A do votonte në Itali në zgjedhje të tilla?

Ambasadori i BE, Luixhi Soreca, diplomatit që doli garant se këto votime janë normale, sot është vënë përballë faktit të kryer të një procesi farsë. Ai ka qenë në një qendër votimi në Tiranë, ku praktikisht nuk kishte asnjë votues. Jashtë qendrës së votimit, një grup të rinjsh në mënyrë simbolike ironizonin votimet si në kohën e Enverit, duke thirrur “Parti Enver”.I pyetur nga “Ora News”, se çfarë mendonte për procesin, Soreca tha se “Jam vetëm një vëzhgues”. Në fakt, ambasadori i BE nuk është vëzhgues, është organizator i zgjedhjeve të tilla bashkë me Edi Ramën. I pyetur nëse në Itali, vendin e tij, do të zhvilloheshin zgjedhje të tilla, ai do të merrte pjesë, Soreka nuk u përgjigj dhe u shmang nga gazetarët. Heshtja e diplomatit ndaj një pyetje mëse normale tregon se çfarë procesi po zhvillohet në Tiranë. As ata që e organizuan nuk pranojnë as ta imagjinojnë në vendet e tyre.

Në Vagalat të Sarandës votohet me “lista dore”

Në qendrën e votimit të fshatit Vagalat të Sarandës, ndryshe nga qendrat e tjera të votimit, emrat e votuesve nuk janë të printuar por të shkruar me dorë. Kjo janë votimet që kryeministri Edi Rama i quan si demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Komisionerët e PS ja shtrojnë me birra dhe alkool gjatë votimeve

Çudirat e këtij procesi votimesh janë nga më të paimagjinueshmes. Nga gjithë vendi media po sjellë fakte skandaloze manipulimesh. Në një qendër votimi, shihet se komisionarët ja kanë shtruar me birra dhe ushqime. Një gjest i tillë jo vetëm tregon se procesi do jetë “tapë”, por edhe i parregullt.

Qytetarët merren me forcë për të shkuar në votime

Braktisja e madhe që qytetarët i kanë bërë votimeve monopartiake të organizuara nga PS dhe qeveria e korruptuar dhe e kapur në vjedhje votash, e ka shfaruar, duke dhënë urdhëra të çmendur. Në videon e mëposhtme shikohet se si persona të ndryshëm kanë marrë me forcë e dhunë pensionistë e deri edhe invalidë për ti çuar e të hedhin votën që ti rritet Edi Ramës numri i votuesve.

Pensioniste e invalide duke u derguar me dhune per te votuar

Dermenas, administratori  kapet duke shpërndarë ushqime

Një tjetër skandal është shënuar në Dërmenas, Qarku Fier. Administratori i kësaj njësie kapet duke shpërndarë pako me ushqime ditën e votimeve.

Dilaver Shyti, administratori i caktuar nga PS, ka marrë përsipër që të rrisë numrin e votuesve duke blerë votën me ushqime, si miell, oriz, vaj.

Ambasadori britanik e pranon: Situatë e pazakontë

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, thotë se situata është e pazakontë dhe se idealja do të ishte që njerëzit të kishin mundësi zgjedhjeje mes disa kandidatëve. ”Është situtatë e pazakonshme, nuk ndodh shpesh. Do të ishte mirë që qytetarët të kishin disa mundësi zgjedhjeje. Është e pazakonshme por i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse është apo jo e ligjshme. Ne jemi këtu për të vëzhguar. Realiteti është që ccdo krizë përfundon me dialog, kështu zgjidhjen konfliktet dhe kemi bërë thirrje për të për një kohë të gjatë. Shpresojmë që situate sot ti shërbejë kësaj gjëje”.

Në Kavajë s’ka votues

Sot Shqipëria është në kushte të jashtëzakonshme, ku një parti e vetme merr pjesë në votimet për zgjedhjet lokale. Si në asnjë qytet tjetër, në Kavajë nuk ka votues, edhe socialistët e kanë braktisur kryeministrin Edi Rama. Kreu i LRI-së Kavajë, Baki Dervishi po investigon nga afër qendrat e votimit, që janë bastione të majta dhe për “Koha Jonë”, ka dërguar këto video që tregojnë situatën . Sipas tij, tek stadiumi i Kavajës që është bastion i PS-së, ku janë afro 5 qendra votimi bastione, raportohet se janë bosh, nuk ka votues. Kavaja është një qytet që ka pritur demokracinë e para dhe është qyteti i parë që me demonstrata doli kundër regjimit komunist, të njëjtën gjë po tregon edhe në këtë 30 qershor, duke braktisur votimet.

Shoqërohet në polici një person

Një person, i cili ka tentuar thyej kutinë në qendrën e votimit në Shkollën “Ibrahim Rugova” është shoqëruar nga policia. Astrit Çuka, mësohet se është emri i personit të shoqëruar nga policia, i cili dyshohet se ka pasur një moment konflikti me komisionerët e QV, pasi ka kërkuar shpjegime për emrin e tij në listë.

Në Mallakastër asnjë votë në kuti

Mallakastra ashtu si Lazarati ka vendosur që të bojkotojë votimet e ditës së sotme. Deri më tani nuk është shënuar asnjë fletë votimi duke i shpallur të pavlefshme zgjedhjet në atë zonë. Një bojkotim total pritet të ndodhë deri në orën 19.00, orë kjo zyrtarë në të cilën ishte parashikuar edhe përfundimi i zgjedhjeve.

Suli: S’ka pjesëmarrje të lartë

Shqipëria është në një situatë të paprecedentë, pasi në zgjedhjet lokale është vetëm një parti që merr pjesë dhe shqiptarët kanë braktisur në masë votimet e 30 qershorit. Rakip Suli, kandidati i Kamzës është shprehur se qytetarët duhet të dalin të votojnë sot. Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse nuk fiton zgjedhjet do të iki në shtëpi. Ai ka theksuar se do të jetë shërbëtori i Kamzës por ka theksuar se në këtë zonë nuk ka qenë ndonjëherë ndonjë pjesëmarrje e lartë.

Gazetari: Do ta liroj Xhelali zyrën?

Sot është dritë për qytetarët. Sot i ftoj të gjithë qytetarët që të votojnë. U bëj thirrje qytetarëve që të votojnë. Sot merr fund ajo që ka ndodhur në 12 vite. Unë do të jem një shërbëtor shumë i mirë. Qytetarët të shkojnë pa frikë të votojnë. Nuk ka qenë pjesëmarrje e madhe ndonjëherë në Kamzës, po të ishte më shumë do të isha i kënaqur.

Gazetarja: A mendoni se do të fitonit zgjedhjet po të ishte në garë Xhelal Mziu?

Të falënderoj shumë për pyetjen. Unë për këtë u përfshiva në zgjedhje. Nëse unë nuk e meritoj do të shkoj në shtëpi, nëse jo.

SHKARKO APP