Protesta masive në Beograd, Presidenti Vuçiç: Jam gati të vdes, por nuk e dorëzoj pushtetin! Le të vijnë të më vrasin
Qindra mijëra serbë janë ngritur kundër Presidentit Vuçiç. Beogradi vlon nga protestat e mëdha. Gjithçka është e bllokuar në kryeqytetin serb.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sot ka mbajtur një takim të kryesisë më të ngushtë të partisë së tij, SNS-së dhe u ka bërë të qartë kolegëve të tij qëllimin lidhur me pushtetin që ai mban.
Ai ka përsëritur sot qëndrimin e tij se nuk do të lejojë formimin e një qeverie tranzitore, por theksoi se është i gatshëm të bëjë një referendum për mbajtjen e detyrës si presidentit i vendit.
“Më mirë vdes se t’ia lë Serbinë llumit! Unë do t’i shpall të gjitha zgjedhjet, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam frikë fare! Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por nuk do t’ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje,”- tha Vuçiç.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se është e gatshme të japë dorëheqje nga posti në çdo moment, por ka shtuar se presidenti i Serbisë, “për momentin e refuzon”. Megjithatë ka shkruar në Twitter se Partia Progresive Serbe është gati për zgjedhje.