Yje të muzikës në koncert gjigant bamirës Corona

Nga DW-

Lady Gaga, Taylor Swift, Paul McCartney, Rolling Stones – shumë yje botërorë luajtën një koncert virtual Corona natën duke gdhirë e diela. Koncerti qe një falënderim për shumë ndihmës në pandeminë e Coronas.    

“Sot jam shumë e lumtur që jemi një botë në shtëpi së bashku”, tha Lady Gaga, bashkë-organizatore e koncertit “Një botë: Së bashku në shtëpi” në fillim të shfaqjes, e cila u transmetua nga disa kanale amerikane dhe në internet përmes kanaleve si YouTube dhe Twitter. Artistët performuan në shtëpi në dhomat e ndenjies ose në tarracë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër anëtarët e Stones luajtën – secili në dhomën e tyre të ndenjies – këngën e tyre “Ju nuk mund të merrni gjithmonë atë që dëshironi”. Ata u panë në një ekran me katër pjesë, bateristi Charlie Watts improvizoi objekte të jetës së përditshme si bateri. Taylor Swift përshtati në piano hitin e saj “Së shpejti më mirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konzert Global Citizen Together At Home Elton John (Getty Images for Global Citizen)

Në vend që të luante para publikut në sallat e koncerteve, Elton John luan para gardhit të kopshtit të tij

Falenderim për punonjësit e shëndetësisë

Beyoncé, Elton John, Steve Wonder, Paul McCartney, Adam Lambert, Jennifer Hudson dhe Rita Ora, ndër të tjera, u përfshinë në shfaqje me lidhje të veçanta. Muzikantët e vetëm gjermanë në program ishin Philipp Dausch dhe Clemens Rehbein nga grupi Milky Chance, të cilët interpretuan këngën e tyre hit “Stolen Dance”. Koncertin e mbyllën, Lady Gaga, Celine Dion dhe këngëtari italian Andrea Bocelli, që kënduan së bashku. Ata u shoqëruan nga pianisti i famshëm kinez Lang Lang.

Frankreich Cannes 2017 | Rita Ora (Reuters/S. Mahe)

Rita Ora

Në transmetimin e drejtpërdrejtë gjashtëorësh, ndërhynë herë pas herë mjekë, shkencëtarë dhe politikanë. Ish zonjat e para të SHBA, Laura Bush dhe Michelle Obama falënderuan ndihmësit në spitale dhe dyqane. Moderatorët yje amerikanë Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert drejtuan shfaqjen, e cila ishte menduar për të falënderuar punonjësit e shëndetit në frontin e Coronas.

Sipas të dhënave të organizatorit, lëvizjes së ndihmës Global Citizen, u mblodhën rreth 32 milionë euro për të mbështetur Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe organizatat e tjera aktive në luftën kundër virusit Corona.

Kërcejmë Rock së bashku me Rolling Stones “Together at home”: Mick Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood dhe Charlie Watts (nga e majta)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?