Zemërim i madh te Bashkim Hoxha ndaj qeverisë: Po vdesim urie!
Në emisionin me të dëgjuar në Shqipëri, në orët e para të mëngjezit, një emision që drejtohet nga gazetari i njohur Bashkim Hoxha, njerëzit marrin në telefon dhe shajnë, ankohen e revoltohen kundër qeverisë. Natyrisht është kohë emergjence kombëtare në luftë me coronavirusin, por ata shprehin se janë mbyllur brenda dhe nuk kanë ushqim për familjet e tyre. “Rrugët janë mbyllur, punë nuk ka. Edhe atë punë që mezi e gjeta roje nate, tani e humba. Kush do të mi mbajë fëmijët e mijë?!-bërtiste një telefonues nga Durrësi.
-“Ore nuk me lejojnë policët të shkojë në punë te një punishte në autostradë. Me thonë pas orës 18.00 nuk lejohet, shko e merr autorizim në polici! Po ku ta marr autorizimin unë kur as pronarit tim nuk i kthejnë përgjigje? A mi mban Edi Rama kalamajtë mua me bukë?!”- thoshte tjetri nga Tirana.
-Ore pse me gjobitën mbrëmë kur po vija me makinë nga puna në spitalin…? Me ndaluan dhe me thanë “dokumentat”. U thashë se sa dola nga salla e operacionit te spitali ushtarak. Gjobë!- me thanë dhe me bllokuan makinën. E me thuaj tani ti mua se ça shteti kemi!”- fliste gjithë inat tjetri.
-O Bashkim, o Bashkim! Thuaj Ramës të dali në zyrë e të flasi e të drejtojë popullin si ban presidenti Trump. E keni pa Trumpin si del me zv/presidentin dhe stafin e emergjencës kombëtare dhe flet? Ashtu të dali edhe ky i gjati jonë- thoshte një mësues nga Bathorja.
-Më ndaloi në orën 17 një postbllok policie. Më thanë gjobë dhe bllokim makine! Pse u thashë? Ke marrë makinën e gruas pa autorizim, me thanë. Ore jeni në vete ju? Po pse me marrë grua tjetër unë, a me gjobit Rama?! Ika në këmbë o Bashkim se ma bllokuan makinën. Dhe me kapi duke shkue në shpi, ora 18.00. Me ndaluan prapë të tjerë policë. Gjobë!- me thanë. Ore pse?! Se ke shkel rregullin pas orës 18.00 nuk lejohet. Keni edhe bllokim makine tre muaj thotë vendimi i qeverisë!- qeshte një avokat të cilin e kishin lenë kembë, se ja morën makinën
-Nuk kemi bukë, po vdesim urie o Bashkim!-…
-Jena pa përkrahje mor burrë!…
-Aman a nigjon ai Rama se korona do iki por do na mbysi papunësia dhe uria o Bashkim…
Dhe kështu njerëzit ankoheshin te Bashkim Hoxha.