Zgjedhjet e 9 nëntorit, zbulohen porositë e Ramës për strukturat e Tiranës. Ndahen edhe drejtuesit e njësive
Këtë pasdite u mbajt mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë, e thirrur nga kreu i PS, njëherësh kryeministri Edi Rama. Mbledhja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, të cilat përveç Tiranës përfshijnë edhe 5 bashki të tjera të vendit.
Deputetët dhe drejtuesit politikë që nuk kanë zgjedhje në bashkinë e tyre do të angazhohen në fushatën e Tiranës. Përveç drejtuesve politikë në terren do të zbresin edhe ministrat, të cilëve do tu caktohen zona të caktuara. Zonat elektorale për deputetët dhe ish-ligjvënësit socialistë që kanë garuar në Tiranë do të jenë të njëjta si ato për zgjedhjet e 11 majit. Në fushatë atyre do t’u shtohen edhe deputetët e qarqeve të tjera, në të cilat nuk ka zgjedhje të pjesshme lokale.
Në Tiranë nga burimet në takimet e mëhershme që ka pasur kryeministri me përfaqësues të kryeqytetit në selinë e PS, është mësuar se Rama është shprehur: “Dua të kemi një fitore sa më të madhe”. Kjo kërkesë e Ramës mësohet se nuk vjen vetëm për sfidën me kundërshtarin politik, por edhe për të gjithë perceptimin se rezultati i Tiranës nuk varet nga vetëm një individ.
Fushata e Tiranës/ Drejtuesit e njësive
Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Nj.1
Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2
Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3
Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4
Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5
Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6
Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7
Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8
Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9
Fatmir Xhafa, Ermal Elezi – Nj.10
Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11
Xhemal, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.
Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë)
KOHA JONË SONDAZH

