Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi/Gjukanoviç nuk arrin 50+1 përqind. Shkohet në raund të dytë votimi
Sot ishin zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.
Kandidati për president i DPS-së Milo Gjukanoviç fitoi 36.6 përqind sipas parashikimeve paraprake të rezultateve të CeMI bazuar në 46.2 përqind të mostrës së përpunuar.
Në zgjedhjet më të rëndësishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateve të para, do të duhet edhe një raund i dytë pasi askush nuk ka arritur që të fitojë mbi 50% të votave.
Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviç fitoi 26,8 përqind, Fronti Demokratik Andrija Mandiç 20 përqind, Mali i Zi Demokratik Aleksa Beçiç 11,7 përqind.
Kandidatja e SDPA-së Draginja Vuksanović Stanković fitoi 2.8 përqind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Danilović 1.3 përqind dhe ndikuesi Jovan Radulović Jodžir 0.8 përqind.
Ndërkohë media të tjera malazeze japin këtë lajm:
Sipas rezultateve paraprake të “Qendrës për Tranzicion Demokratik” bazuar në 74,4% të fletëve të përpunuara prej tyre, Presidenti aktual, Milo Gjukanoviç ka fituar 36,8% të votave. Pas tij renditet Jakov Milatoviç që ka fituar 27,4% dhe i treti vjen Andrija Mandiç me 19%.
Vijesti raporton se sipas këtyre të dhënave në vendin e katërt është Aleksa Beçiç me 11.3%. Lista mbyllet me Draginja Vuksanoviç Stankoviç që ka 3.2%, Goran Daniloviç me 1.5% dhe Jovan Raduloviç 0.7%.
Pjesëmarrja llogaritet diku te 60% e votuesve. Në garë ne zgjedhjet presidenciale ishin gjithsej 7 kandidatë. Fituesi duhet të marrë 1 votë më shumë se gjysma. Në të kundërt do të ketë balotazh pas 2 javësh mes 2 kandidatëve më të votuar