Zjarret pushtojnë Turqinë, Erdogan: Kush i vendos qëllimisht dënohet me vdekje

Muaji qershor shumë i nxehtë po sjellë zjarre kudo në Mesdhe.

Situata me zjarret në zonat turistike të Turqisë vijon të jetë problematike prej tre ditësh.

Ashtu si një vit më parë, një zjarr gjigant vijon të shkaktojë dëme dhe panik te pushuesit dhe banorët në zonën bregdetare të Marmaris, një prej zonave më të bukura turke.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri një vizitë në zonat e prekura nga flakët, ku zjarrfikësit po punojnë ditë e natë dhe kërcënoi se ata që do të ndiznin qëllimisht zjarret do të dënoheshin me vdekje.

Autoritetet kanë thënë se një i dyshuar i arrestuar në lidhje me zjarrin ka pranuar se e ka shkaktuar atë. Zjarri, në një pyll pranë vendpushimit të Marmaris, është vënë nën kontroll, thanë autoritetet të shtunën.

Pas vizitës së vendit të ngjarjes të premten, Erdogan tha se dënimi për djegien e pyjeve duhet të jetë “frikësues, dhe ai është një dënim me vdekje”.

Zjarri i parë i madh i verës në vend filloi të martën dhe ngjalli kujtime të zjarreve të vitit të kaluar që shkatërruan 140,000 hektarë fshatra, më e keqja në histori.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha të enjten se i dyshuari i arrestuar kishte pranuar se kishte djegur pyllin nga frustrimi për shkak të çështjeve familjare.

SHKARKO APP