Zyrtare, 15 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se në vendin tonë janë konfirmuar 15 raste me koronavirus.

‘Në total deri në këto momente, janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 15 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit‘,- tha Ministrja.

Duke folur për gjendjen shëndetësore të të prekurve, ministrja deklaroi se “katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim”.

Manastirliu theksoi se nga testimet që u janë bërë mjekëve dhe infermierëve në Durrës, të gjithë kanë dalë negative. ”Në kampionin e parë të testimeve që kemi realizuar në Durrës te mjekët dhe infermierët, të gjithë testimet janë negative. Mjekët dhe infermierët kanë punuar me të gjitha protokollet e mbrojtjes personale. Po bëhet punë e madhe për hetimin epidemiologjik për të vlerësuar rastet në kohë”,- deklaroi ministrja Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas mbylljes së lokaleve dhe restoranteve në Tiranë mund të bllokohet edhe shërbimi i transportit urban në Tiranë dhe Durrës. Kreu i qeverisë tha se kjo masë po rishikohet dhe do të merret nëse do të jetë e nevojshme që nesër.

Lexoni…

Kush vjen nga Italia e nuk vetizolohet 5 mijë euro gjobë, ndërsa 20 milion lekë për bare dhe restorante që nuk mbyllen

Veliaj thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, nuk lejohen grumbullimet

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë

Qytetarët shpërfillin urdhrin e Ramës. Lokalet dhe ambientet publike plotë me njerëz

 

SHKARKO APP