Zyrtare/Funerali i Papa Françeskut më 26 prill në Sheshin e Shën Pjetrit. Krerë shtetesh në ceremoni

Në orën 10:00, në ditën e parë të Novendiali-t, para Bazilikës së Shën Pjetri do të kremtohet Mesha e Dritës e varrimi i Papa Françeskut, siç parashikohet nga Ordo Exsequiarum Romani Pontificis. Liturgjia mortore e kryesuar nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re Re. Më pas arkivoli do të çohet në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për varrim.
R.SH. / Vatikan
Të shtunën e 26 prillit në orën 10 para Shën Pjetrit do të kremtohet Mesha e Dritës dhe do të bëhet varrimi i Papa Françeskut, kryesuar nga Dekani i Kolegjit të Kardinajve, Kardinali Giovanni Battista Re. Më pas arkivoli do të varroset në bazilikën romake të Santa Maria Maggiore, sipas dëshirës testamentare. Nesër, e mërkurë, në mëngjes trupi do të transferohet nga Casa Santa Marta në Bazilikën e Vatikanit, ku do të nisë vizita e besimtarëve. Sot paradite kongregacioni a mbledhja e parë e përgjithshëm e kardinajve.
Kështu, Mesha e dritës dhe funerali i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën e ardhshme, më 26 prill 2025, në orën 10:00, ditën e parë të Novendiali-t, përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, siç parashikohet në Ordo Exsequiarum Romani Pontificis.
Novendiali quhen nëntë ditë zie zyrtare pas vdekjes së Papës. Gjatë kësaj periudhe, kremtohen Meshë për shpirtin e Papës së ndjerë, që kulmojnë me kremtimin e funeralit të Papës, i cili do të kryesohet nga Dekani i Kolegjit të Kardinajve.
Kështu u njoftua nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Selisë së Shenjtë, duke njoftuar se liturgjia mortore do të kryesohet nga kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinajve. Në përfundim të kremtimit Eukaristik do të bëhet bekimi dhe përshëndetja e fundit (Ultima commendatio e Valedictio). Më pas arkivoli i Papës do të çohet në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej në Bazilikën e Santa Maria Maggiore për varrim.
Disa krerë shtetesh dhe qeverish kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre/radio Vatikani/