100 vjetori i “Vllaznisë”, hapet ekspozita
Më datë 16 shkurt, kanë nisur festimet zyrtare në kuadër të 100-vjetorit të Shoqnisë “Vllaznia”, për të shtrirë aktivitetet gjatë gjithë vitit, si një event me rëndësi jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë.
Pas hapjes zyrtare të festimeve, është vijuar me një ekspozitë me botime dhe dokumente, një pjesë e të cilave shfaqen për herë të parë për publikun, që nga themelimi i Shoqnisë, deri sot.
Ekspozita është hapur në mjediset e Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, ku mund të vizitohet nga të gjithë.