1947/ Kush pajtoi publikisht Viktor-Emanuelin III dhe Zogun I
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Nëntor 2019
“France-soir” ka botuar, të dielën e 20 korrikut 1947, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me pajtimin publik të Viktor-Emanuelit III dhe Zogut I, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Viktor-Emanueli dhe Zogu i Shqipërisë janë pajtuar
“Kajro, 19 korrik (A.F.P.). – Gjatë një pritje madhështore në Pallatin Mbretëror të Montazah, në Aleksandri, ish-mbreti Viktor-Emanuel i Italisë dhe ish-mbreti Zog i Shqipërisë u pajtuan publikisht.
Pajtimi, i cili ishte përgatitur nga mbreti Faruk, u bë para një turme të vërtetë mbretërish dhe princave të mbledhur me këtë rast.
(Kontaktet e para midis dy familjeve mbretërore u mundësuan falë fëmijëve (djalit) të mbretit Zog dhe nipërve dhe mbesave të Viktor-Emanuelit, të cilët ishin mësuar të luanin së bashku. Në vijim, të dy sovranët e rënë nga froni u takuan me njëri-tjetrin, thuhet, gjatë peshkimit me grep.)”
Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/france-soir-1947-ja-kush-pajtoi-publikisht-viktor-emanuelin-iii-dhe-zogun-i/