40 vite më parë, Nënë Tereza u nderua me çmimin ”Nobel”
Më 10 dhjetor të vitit 1979, në Oslo të Norvegjisë, Nëna Tereza u nderua me çmimin ”Nobel për Paqe”, duke u bërë shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë. Në çastin e marrjes së çmimit Nobel, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Atë ditë e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vitesh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj. Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.
Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjetë.