58 artistë bëhen bashkë kundër RTSH-së: Po na vidhni

Artistët shqiptarë janë bërë bashkë kundër Radio Televizionit Shqiptar. Në në një deklaratë të nënshkruar nga 58 artistë, i kërkohet RTSH-së që vepra e tyre të mos përdoret më, pasi po abuzohet. Sipas tyre krijuesit shqiptarë janë bashkuar nëpërmjet Agjencisë Kolektive të të Drejtave të Autorit “ALBAUTOR”, për të protestuar së bashku dhe për të ndaluar juridikisht përdorimin abuziv të pronësisë së tyre autoriale nga ana e Radio Televizionit Shqiptar. Ata kërkojnë ndalimin e transmetimit, shitjes e të shfrytëzimit në çdo formë të secilës vepër artistike të krijuar apo përfaqësuar nga ne, përshirë këtu transmetimin valor, dixhital, shitjen e materialit arkivor, nëpërmjet internetit, YouTube, Amazon, iTunes, Spotify, etj., deri në momentin e arritjes së marrëveshjes mes palëve.

DEKLARATA E PLOTË

Drejtuar: – Radio Televizionit Shqiptar, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Thoma ​GËLLÇI, me adresë: Rruga “Ismail Qemali” nr. 11, Tiranë.

I Nderuar Z. Drejtor i Përgjithshëm i R.T.SH.

Me keqardhje konstatojmë abuzimin e vazhdueshëm të R.T.SH., që vepron dhe funksionon në bazë të të ardhurave nga taksapaguesit shqiptarë si dhe nga buxheti i shtetit, me të drejtat e autorit. R.T.SH. në mënyrë masive, të vazhdueshme e të përsëritur, shkel të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura që ne përfaqësojmë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Shfrytëzimi i veprave të autorëve nga R.T.SH. përbën një rast flagrant të vjedhjes së pronës të secilit autor të Agjencisë Albautor dhe të abuzimit haptas me kulturën kombëtare dhe vlerat që ajo përfaqëson. Në lidhje me sa më sipër,

JU KËRKOJMË:

– Ndalimin e transmetimit, shitjes e të shfrytëzimit në çdo formë të secilës vepër artistike të krijuar apo përfaqësuar nga ne, përshirë këtu transmetimin valor, dixhital, shitjen e materialit arkivor, nëpërmjet internetit, YouTube, Amazon, iTunes, Spotify, etj., deri në momentin e arritjes së marrëveshjes mes palëve.
– Pagesën e menjëhershme të detyrimit për vitet 2018 – 2019 pranë “S.U.A.D.A.” (Sporteli Unik i Administrimit të së Drejtës së Autorit), sipas sistemit tarifor të miratuar nga Ministria e Kulturës e të lënë në fuqi me vendim të formës së prerë nga vendimi nr. 186/47 datë 11 Qershor 2019 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
– Mos respektimi i kësaj kërkese, qoftë edhe në një rast të vetëm, përbën shkak për paraqitjen e kallëzimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje të përsëritur të nenit 149 dhe 248 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë i ndryshuar.

Repertorit të secilit autor nënshkrues të kësaj deklarate i bashkohet edhe repertori i përfaqësimit reciprok nga Albautor, me më shumë se 120 shtete të Botës si më poshtë:
SUISA (Zvicër), TEOSTO (Finlandë), UACRR (Ukrainë), SOKOJ (Serbi), UCMR – ADA (Rumani), AUTODIA (Greqi), ACUM (Izrael), CASH (Hong – Kong, Kina), ATN (Kili), AKKA (Letoni), PRS (Angli: Anguilla, Antigua and Barbuda, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Belize, Bermuda, British Antarctic Territory, British Indian Ocean Territory, British Virgin Islands, Brunei, Cayman Islands, Channel Islands, Cyprus, Diego Garcia, Dominica, Falkland Islands, Ghana, Gibraltar, Grenada, Guyana, India, Ireland, Republic of Jamaica, Kenya, Malawi, Malaysia, Malta, Man (Isla of), Montserrat, Nigeria, Pakistan, Pitcairn Islands, St Helena, St Kitts and Nevis, St Lucia, St Vincent and the Grenadines, Seychelles, Sierra Leone, Singapore, South Georgia, South Sandwich Islands, Sri Lanka, Tanzania, Tonga, Trinidad & Tobago, Tristan da Cunha, Turks and Cairos Islands, Uganda, United Kingdom, Zambia, Zimbabve), ARTISJUS (Hungari), JASRAC (Japoni), KODA (Danimarkë), IMRO (Irlanda), LATGA – A (Lituani), JACAP (Xhamaika), STIM (Suedi), ZAiKS (Poloni), SOCAN (Kanada), SACEM (Republika Franceze: France, Martinique, Guadeloupe, Guyane, Reunion Mayotte, Polynesie, Nouvelle-Caledonie, Saint-Pierre, Miquelon; Benin, Burkina, Cameroun, Congo, Congo, Cote d’Ivoire, Djibouti, Egjipt, Gabon, Gambie, Guinee, Liban, Madagascar, Mali, Marok, Mauritani, Niger, Senegal, Tchad, Togo, Tunisie, Turquie, Zaire), HARRY FOX AGENCY – HFA (SH.B.A.), SOGEM (Meksikë), GESAP (Gjeorgji), AKM (Austri), CARCC (Kanada), AMUS (Bosnjë – Herzegovina), OSA (Çeki), SESAC (SH.B.A.), BMI (SH.B.A.), ASCAP (SH.B.A.), AMRA (SH.B.A.), SIAE (Itali), MSG (Turqi), MESAM (Turqi), EAU (Estoni), SABAM (Belgjikë), MUSICAUTOR (Bullgari), GEMA (Gjermani), PAM CG (Mal i Zi), VEGAP (Spanjë), SGAE (Spanjë), ZAMP (Maqedoni), HDS ZAMP (Kroaci), DACS (Angli), SACM (Meksikë), AWGACS (Australi), ASDACS (Australi), AEI (Guatemalë), GHAMRO (Gana), ALCS (Angli), VDFS (Austri), SPA -AUTORES (Portugali), SOCINPRO (Brazil), STEF (Islandë), ECCO (Eastern Caribbean – Saint Lucia), MOSCAP (Mongolia), MCSN (Nigeria), SAVA (Argjentina), SAYCO (Kolumbi), FILMAUTOR (Bullgari), KAPIOSTO (Finlandë), SODRAC (Kanada), SAIF (Francë), OAZA (Çeki), REDES (Kolumbi), OFA (Serbi), ABRAMUS (Brazil), GCA (Gjeorgji), VCPMC (Vietnam), AAS (Azerbaixhan).

1. Jorgo Papingji
2. Agim Doci
3. Feim Ibrahimi (Etrita Ibrahimi)
4. Adrian Hila
5. Luan Zhegu
6. Flamur Shehu
7. Haig Zacharian
8. Endri Sina
9. Josif Minga
10. Aleksander Lalo (Marga Lalo)
11. Aleksander Gjoka
12. Redon Makashi
13. Shpëtim Kushta
14. Kujtim Laro (Alban Laro)
15. Roberto Radoja
16. Alfred Kacinari
17. Gjergj Kacinari
18. Edmond Zhulali
19. Gjergj Leka
20. Ferdinand Deda (Elton Deda)
21. Elton Deda
22. Kristi Popa
23. Gentian Lako
24. Osman Mula
25. Vladimir Kotani
26. Diana Toce Ziu
27. Miron Kotani
28. Pellumb Vorpsi
29. Esat Ruka
30. Fatos Qerimaj
31. Mimoza Tola
32. Ruzhdi Keraj
33. Tasim Hoshafi
34. Eriona Rushiti
35. Enis Mullaj
36. Petrit Terkuci
37. Alban Laro
38. Hektor Duri
39. Klement Marku
40. Fatmir Lela
41. Bledar Sejko
42. Agim Rreza
43. Clirim Denaj
44. Edmond Veizaj
45. Dritan Lumshi
46. Arjan Gjici
47. Mark Luli
48. Ilir Balla
49. Vangjo Toce
50. Mark Gjoka
51. Alket Zaimi
52. Gjergj Hila
53. Leonard Bulku
54. Arjan Toci
55. Servet Dik Cara
56. Todi Dorri
57. Luljeta Bulku
58. Endri Mucaj

SHKARKO APP