9 minuta duartrokitje për Ermonela Jahon

Duartrokitet për nëntë minuta nga publiku sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, pasi interpretoi rolin e skllaves Liu.

Duket se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të emocionoje. Ajo qëndron mbi të gjithë këngëtarët e tjerë, sidomos kur aftësitë muzikore i kombinohen me përbindëshin aktrues përbrenda saj. Ajo e kontrollon këtë përbindësh gjithë kohës për t’ia ofruar shikuesit në kontaktin e parë. Mision i përmbushur,” thotë ndër të tjera kritika pas premierës së veprës në teatrin Liceu të Barcelonës.

Njëzet vjet pas rihapjes së teatrit Liceu, e njëjta opera, “Turandot”, vihet në skenë, kësaj here si një prodhim të ri i regjisorit skenik Franc Aleu, që shndërron veprën e Puccini-it në një operë futuriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në skenën e teatrit luksoz është ngjitur një trupë e përzgjedhur ndërkombëtare për të interpretuar veprën e fundit të Puccini-it. Ajo udhëhiqet nga sopranoja Iréne Theorin, në rolin e princeshës Turandot dhe tenori Jorge de León, i cili i jep zë princit të huaj Calaf. Mbi dymijë vetë që mbushën amfiteatrin kanë brohoritur trupën, veçanërisht sopranon Ermonela Jahon, për gati nëntë minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?