Adoleshenti me autizëm që mahnit botën e artit

Kur Markus u diagnostikua me epilepsi dhe autizëm kur ishte vetëm një foshnjë, nëna e tij nuk pranoi ta dërgonte në një shtëpi kujdesi, megjithëse ishte vënë disa herë nën presionin e mjekëve.

Ajo tha se ai kurrë nuk do të ndihej mirë atje sepse sdo kishte nënën e tij afër.

Frymëzuar nga dashuria e tij për artin, Markus filloi të pikturojë – duke mahnitur nënën e tij me talentin artistik.

Tani punimet e artit të 13-vjeçarit janë ekspozuar në të gjithë botën, dhe shiten për mijëra dollarë.

Nëna e Markusit, Natalya foli për Shërbimin Rus të BBC për talentin e djalit të tij. Markus më ka kërkuar që në moshën 6 vjeçare të pikturonte, më kërkonte një letër dhe laps, por gjithmonë e kam menduar si një lojë për të.

Vizatimi i tij i parë ishte hija e nënës së tij , ishte një skicë por ishte e mrekullueshme, kompozimi çdo gjë.

Nëna e tij u shpreh se ka menduar në fillim se ai do të pikturonte një mollë apo pemë, diçka më të thjeshtë por jo. Këtu kuptova çfarë talenti të fshehur e të mrekullueshëm ka djali im edhe e gjithë bota duhet ta njohi atë, tha për BBC-në Natalya.

SHKARKO APP