Agim Sulaj vjen me “Çeçon” si ndërmendje e legjendarëve të historisë
Albert Vataj
Mjeshtri Agim Sulaj sjell “Çeçua”, një tjetër vepër që evokon shpirtine paepur të kryengritjes dhe qëndresës në përmbushje të aspiratave kombëtare. Çerçiz Topulli dhe trimat e çetës së tij, rivjen përmes artit në një kujtesë sublime, në një tashmëri që zgjon përgjegjësinë e të gjithë gjeneratave, për t’u shprehur mirënjohje duke gjithëpranuar dhe përfshirë në këtë komunikim, me të cilin Sulaj vjen. Ngjyrat e gjalla dhe dinamizmi, rreken të ridimensionojnë eposin e kësaj etape me sfond historik, duke trajtuar gjithashtu me interes të veçantë çdo detaj që piktura sjell.
Mjeshtri Agim Sulaj kalimin nga karikatura në pikturë e ka formalizuar me një vërtetësi përfshirëse, me ofertën e një dimensioni krijues që e sjell atë po kaq të fuqishëm dhe po kaq shprehës. Edhe pse kjo pikturë është vijimsia e trajtesës që ai i ka bërë figurave legjendare të Historisë së Shqipëris, gjithëpoaq ajo është një etapë me rëndësi në prezantimin, me të cilin Agim Sulaj qaset. Kjo tablo plotëson kuadrin e shpalimit të kujtesës historike, siç ajo do të vijojë të ndiqet nga të tjera punë të piktorit. Personazhet në këtë tablo, duket se jo vetëm të vështrojnë me ngulm, por përpiqen të të rrëmbejnë në këtë pikturë një ngulm të komunikimit.