Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alexandre Dumas, shkrimtari që na magjepsi me romanin aventuresk

Kultura E mërkurë, 24 Korrik 2024 12:30
Alexandre Dumas, shkrimtari që na magjepsi me romanin aventuresk
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
“Me ty është fëmijëria, orët e leximit të shijuar në fshehtësi, emocionet, pasioni, aventura dhe ndjesia që hyjnë në Panteon. Me ty ëndërruam. Me ty ende ëndërrojmë.”, tha Zhak Shirak më 2002, kur Alexandre Dumas u nderua me hyrjen në Panteon, aty ku prehen korifejt francezë.
Alexandre Dumas, shkrimtari legjendar i romaneve historike dhe aventureske është një nga autorët francezë që konsiderohet më të lexuari i të gjitha kohërave.
Alexandre Dumas (babai) u lindi në Dumas Davy de la Pailleterie më 24 korrik 1802, në Villers-Cotterêts, Francë, nga bashkëshortët, Marie Louise Labouret dhe gjenerali Thomas-Alexandre Davy de la Pailleterie. Emri i familjes, Dumas u adoptua nga gjyshja e Alexandre, një grua e skllavëruar nga Haiti, e quajtur Marie-Césette Dumas. Gjyshi i tij ishte, Markezi Alexandre Antoine Davy de La Pailleterie. Thomas-Alexandre mori emrin Dumas, kur u regjistrua në ushtrinë e Napoleonit, ku mori pseudonimin e dyshimtë “Djalli i Zi”.
Djali i një gjenerali të ushtrisë franceze, ai u rrit duke dëgjuar histori të trimërisë së babait të tij në luftërat që ndezën tek ai një interes të thellë për ngjarjet historike. Babai i tij vdiq kur Alexandre ishte vetëm 4 vjeç. Kjo i shkaktoi një shqetësim të madh financiar nënës së tij, e cila nuk mund të siguronte shkollimin e djalit të saj. Autori i ardhshëm, Alexandre Dumas kishte një dashuri të lindur për fjalët dhe lexonte çdo libër që mund t’i binte në dorë. Ai madje e mësoi spanjisht përmes vetë-edukimit.
Suksesi i dramave të Dumas e motivoi të shkruante romane, të cilat i botoi fillimisht në një format të serializuar në gazeta. Në bashkëpunim me shkrimtarë të tjerë, më i shquari prej të cilëve ishte Auguste Maquet, ai prodhoi disa vepra artistike që e bënë atë jashtëzakonisht popullor. Shpesh i krahasuar me bashkëkohësin dhe rivalin të tij, Victor Hugo, rezultoi të ishte jashtëzakonisht popullor.
Alexandre Dumas shquhej si autor pjellor. Interesat e tij shtjelljes përfshinin krimin dhe skandalet. Shkroi tetë vëllime esse mbi rastet famëkeqe në histori, si ai i Lucrezia Borgia dhe Cesare Borgia, dhe emra më bashkëkohorë të kohës së tij, si Karl Ludwig Sand. Por ai arriti sukses të gjerë me romanet e tij “Konti i Monte Kristo” dhe “Tre musketierët”, të botuar fillimisht si seriale. “Tre musketierët” ishte një nga tre romanet e tij që katapultuan atë në një sukses të garantuar. Të tjerët erdhën 20 vite më pas. Tregimi “Njeriu me maskë të hekurt” nga Le Vicomte de Bragelonne, shquhet si një nga më të njohurit. Ndër vëllimet e tij të shumta të romaneve romantike janë seria e “Valois”, e cila përqendrohet te Mbretëresha Marguerite, e fundit në dinastinë Capetian, dhe tetë romane të quajtura romancat e Marie Antoinette. Ai shkroi gjithashtu romanin me fantazi si “The Wolf Leader”, i cili konsiderohet si një nga librat më të hershëm me temën e ujkut. Popullariteti i shkrimit të tij e bëri Dumas një emër të njohur në Francë dhe një personazh të famshëm në pjesën më të madhe të Evropës.
Me paratë që fitoi nga botimi i romaneve të tij, Dumas bleu tokë dhe ndërtoi Château de Monte Cristo në Port Marly, Yvelines, Francë. Kjo shtëpi (e cila tani është një muze) kishte për qëllim të ishte një vend i shenjtë për autorin, dhe ai kaloi shumë nga koha, duke shkruar dhe argëtuar atje përpara se të zhytej në borxhe, duke e detyruar atë të shiste pronën. Ai iku në Belgjikë në vitin 1851, dhe më vonë në Rusi, për t’iu shmangur kreditorëve. Dumas vazhdoi të botojë libra, duke përfshirë libra udhëtimesh për Rusinë, gjatë periudhës së tij të mërgimit.
Dumas vdiq më 5 dhjetor 1870, në shtëpinë e djalit të tij në Puys, Francë. Ai u varros në varrezat e Villers-Cotterêts. Në vitin 2002, trupi i tij u zhvendos në Panteon në Paris, ku Dumas prehet mes të mëdhenjve të tjerë të letërsisë franceze si rivali i tij Victor Hugo, Émile Zola dhe Jean-Jacques Rousseau. “Alexandre Dumas më në fund do të zërë vendin e tij pranë, Victor Hugo, Emile Zola de vëllezërit e tij në letërsi,” tha Presidenti Zhak Shirak në ceremoninë e rastit.
Aventurat magjepsëse të Dumas vazhdojnë të tërheqin lexuesit në mbarë botën. Veprat e tij janë përkthyer në afro 100 gjuhë dhe janë përshtatur në mbi 200 filma – një fakt që e bën atë një nga autorët më të dashur të shekullit të 19-të. Në vitin 2008, u botua një dorëshkrim i papërfunduar, Kalorësi i fundit.
Përgatiti: Albert Vataj

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 6 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 7 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 7 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 7 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 9 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 7 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 12 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 8 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 7 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 6 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

7 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 7 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.