Amfiteatri i Liqenit kthehet ne teatër të hapur, koncerti i parë më 1 Qershor

Nga një hapësirë e lënë prej vitesh në degradim të plotë, Amfiteatri i Liqenit do t’i rikthehet qytetarëve në një skenë teatrore në natyrë. Punimet janë drejt përfundimit, ndërsa pjesa e skenës së re teatrore është gati, po ashtu edhe vendi i publikut, sallat teknike, dhomat e zhveshjes.

Teatri i Hapur, i pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Inaugurimi i Teatrit të hapur pritet të bëhet në fund të majit ndërsa Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur edhe rezervimet për eventet, ku i pari pritet të mbahet me rastin e festës së fëmijëve, më 1 Qershor, ku këngëtari grek Georgios Dalaras është parashikuar të mbajë një koncert.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?