Artistët e së ardhmes, Çela: Teatri Kombëtar i Operas mbështet dhe promovon të rinjtë
Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor mbrëmjen e 22 janarit nisi sezonin artistik 2021 me ciklin e koncerteve “Artistët e së Ardhmes”. Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, në hapje të eventit u shpreh se:
“Nga eksperienca e jetës time si artiste, mësova se çdo të thotë ti presësh ëndrrën një të riu, pa i dhënë shansin e skenes… ndërsa nga eksperienca e punës si menaxhere arti, e di mirë çfarë mund ti ndodhë një teatri pa i siguruar artistët e të ardhmes. Ndërtuam një platformë e cila jo vetëm parashikonte strategjinë e angazhimit të artistëve të rinj, e konkretizuar me tituj shfaqesh e rolesh ku ata duhet të merrnin pjesë.
U punësuan 102 artistë dhe të rinj të tjerë në teknike dhe prodhimin skenik apo marketing.
Sot ne e hapim sezonin artistik 2021 pikërisht me koncertin e tyre me titull ”Artistët e së ardhmes”, me ata që mbeshtetjen dhe punën trajnuese të stafit tone, jo vetëm e justifikuan, por tashmë janë kthyer në mbështetje për ne, në siguri për vazhdimësinë e traditës më të mirë të intepretimit vokal, të baletit dhe instrumental.”, tha Zana Çela
Ky koncert, i cili vijon shfaqjen e dytë mbrëmjen e 23 janarit, është i pari i ciklit të koncerteve të cilat do të promovojnë artistët e rinj të angazhuar dhe trajnuar vitet e fundit, që kanë shkëlqyer në kryerolet e premierave të TKOB, si edhe strafet teknike, ndriçimit dhe skenës.