Artistët lezhianë akuzojnë ministrinë e Bashkinë për harresë

Artistët në Lezhë fajësuan ministrinë e Kulturës dhe bashkinë se i ka lënë në harresë. më të braktisurit e ndjejnë veten artistët e artit pamor, të cilët në ekspozitën e fundvitit nuk nguruan tua thonë hapur kritikave të zgjedhurve vendorë.

Ne Lezhë, arti e kultura nuk kanë pasur vëmendjen e duhur jo vetëm nga institucionet qendrore por edhe nga vetë bashkia.

Harresën më së shumti e ka vuajtur arti pamor, edhe pse nga ky qytet kanë dalë emra të njohur të penelit!

Përgjegjësi i Galerisë së Arteve, Ymer Metaliaj ishte i ashpër dhe i drejtpërdrejt në kritika për të gjitha institucionet, në çeljen e ekspozitës së fundvitit

Metaliaj: Kam një apel për pushtetin lokal, të koordinohet me qeverinë qendrore, në mënyrë që të na ftojnë të paktën një herë në vit, ose njëherë në 5 vjet, të na njohin se jemi gjallë.

E ndodhur përballë kritikave të papritura, nënkryetarja e Bashksië Lezhë, Oliana Moriseni e pranoi se arti është mbështetur pak.

Por zotimi ishte se gjerat do të ndryshojnë.

Moriseni: Mbështetja nuk është vetëm më fjalë, mbështetja nuk duhet të jetë vetëm vazhdoni, sepse ky është pasion dhe sigurisht që do të vazhdoni. Por ndoshta ka ardhur momenti që të kemi një koordinim shumë më të mirë edhe me qeverinë për ta zgjeruar dhe për të pasur aktivitete.

26 piktor lezhianë paraqitën 39 vepra në ekspozitën që do të qëndrojë e hapur deri në janar.

/Ora News

SHKARKO APP