Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

At Gjergj Fishta,Vende-Vite-Vepra (monografi) e autorëve Tonin Çobani dhe Ndue Ballabani

Kultura E enjte, 17 Qershor 2021 16:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me rastin e 150-vjetorit të lindjes

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dy fragmente nga vepra

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 23 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

1.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

… Gjergj Fishta është, së pari, poet (poet epik, lirik, dramatik dhe satirik), por është edhe prozator (eseist, kritik letrar, polemist dhe komediograf-sipas Molierit). Poeti ynë Kombëtar ka qenë, po ashtu, publicist (Themeloi dhe drejtoi revistën Hylli i Dritës, si dhe drejtoi gazetën Posta e Shqipnisë; bashkëpunoi dhe mbështeti revistat “Zani i Shna Ndout” e “Gruaja shqiptare”, si dhe bashkëpunoi me revistën Albania të Faik Konicës etj.)

Gjergj Fishta ka qenë artist i spikatur (ai na ka lënë piktura, projekte arkitekture të realizuara; ka bërë regjisorin e Teatrit të Fretenve, skenografin dhe organizatorin e shfaqjeve). Ai që nga viti 1902 ka qenë një pedagog i përkushtuar (futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, unifikoi alfabetin latin të shqipes së shkruar, të cilin e kemi edhe sot e kësaj dite, themeloi teatrin që foli shqip dhe konsolidoi bazat e oratorisë shqiptare).

Por Gjergj Fishta ka qenë edhe diplomat e politikan (Sekretar i delegacionit zyrtar të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris; Mis në Konferencat Ballkanike të Athinës, Stambollit, Bukureshtit; anëtar i Parlamentit të parë shqiptar dhe nënkryetar i tij, si dhe negociator kryesor për njohjen e Shqipërisë nga SHBA).

Mbi të gjitha Gjergj Fishta është Shqiptari i Madh (si shkrimtar e artist, si mësues, pedagog dhe Akademik, si diplomat e politikan, si qytetar e klerik, famullitar a Provincial në krye të françeskanëve të Shqipërisë)… (At Gjergj Fishta,Vende-Vite-Vepra, f.285-386)

2.

Një Polemikë për Vargun Kombëtar të Poezisë Shqipe

Gjergj Fishta, si duket, nuk ka pasur ndonjëherë as më të voglin dyshim për përkatësinë e Eposit të Kreshnikëve, të kënduar, si thotë ai vetë, me “Lahutë, Tambërr apo me kërcim ‘valle’”. Në këngën e tretë të blenit të dytë, “Vranina”(1907), ai ka inkorporuar Këngën e Gjergj Elez Alisë në tetërrokëshin e gjithë poemës “Lahuta e Malcis”. Në titujt e veprave të Fishtës në dorëshkrim zë vend edhe përmbledhja me prozë popullore titulluar “Gjashtë net Kazanash” me shtatë përralla, tri prej të cilave kanë qenë botuar.

Më vonë, më 1935, Fishta ka marrë pjesë në një polemikë publike për folklorin kundër një teze të hedhur me nxitim prej Zef Valentinit (Zalvi), një jezuit i ditur dhe bashkëpunëtor (e drejtues) i revistës LEKA që botohej në Shkodër.

Shi në atë revistë Valentini kishte botuar një shkrim (Vargje heroike shqiptare), sipas tij, për vargun kombëtar të shqiptarëve. Dhe ky varg kombëtar, përsëri sipas tij, na qenka dhjetërrokëshi i huazuar prej rapsodive sllave. Me qenë se Fishta i kishte shkruar të dy blenet e parë të “Lahutës së Malcis” në tetërrokësha, sipas Valentinit, ai nuk po shkruante një epos kombëtar. Aq më keq, kur ky tetërrokësh i Fishtës nuk ishte gjithherë i numruar mirë dhe, gjithsesi, bëhej monoton.

Për këta mangësi, gjithnjë sipas Valentinit, vargjet fishtjane nuk mund të rekomandohen për mësim nëpër shkolla, sepse na ia prishkan shijet nxënësve me vargje jo të nivelit kombëtar (dhe klasik). Një ide të përafërt kishte pasur më parë edhe jezuiti tjetër, At Fulvio Cordignano në veprën e tij “Epopeja Kombëtare e popullit shqiptar” (Shkodër, 1925). Këtë e mësojmë nga letra e Fishtës drejtuar Pal Dodajt, kur i ankohet për Justin Rrotën. Nëse me Cordignanon, Fishta i ishte shmangur polemikës, me Valentinin ai shtrëngohet me argumente estetike dhe artistike kundër tezës absurde se tetërrokëshi nuk mund të jetë varg heroik kombëtar… Por ai (Fishta) duket se nuk ka pranuar as Cordignanon, i cili në një kapitull të studimit të vet për “Lahutën…”, qysh në titull shtron pyetjen: “A ndoq poeti gjurmët e rapsodive sllave e të malcorëve?” (Kapitulli XLVII):

“Asht thanë e përsëritë sa herësh, – shkruan Cordignano, – se poemi i A. Fishtës asht punue, mostjetër në disa pjesë m(b)i modele slave…”

Konkluzione të tilla Fishta i ka quajtur provokime (“provokimet e At Cordignano-s”), por, siç i shkruan At Pal Dodajt më 1934 (ndërsa po përgatiste, me sa duket, argumentet kundër Zalvit), nuk i është përgjigjur, mbasi nuk e shqetësonte aspak “t’ashtuquajturit lavdi letrare”. Si duket polemikën me Zalvin (Zef Valentinin), të botuar disa muaj më vonë (1935), Fishta e justifikon për të arritur në një konkluzion teoriko-praktik përtej veprës së vet, dhe për të formuluar idenë se “‘varg heroik shqiptar’ asht tetërrokëshi i ‘Lahutës së Malcis’ e jo dhjetërrokëshi i sllavëve kufitarë tanë e se ‘Lahuta e Malcis’ asht shkrue mbas një metrike të paracaktueme e të preme mbas natyrës së gjuhës shqipe.”

Gjergj Zhej në një studim të fillimviteve ’90 shkruan për tetërrokëshin e “Lahutës…”:

“Ka në tetërrokëshat e Lahutës një rregullsi dhe kadencë gati fikse që çon deri në ndarjen thuajse të rregullt të vargjeve në hemistikë ashtu si e hasim te Noli e, më vonë, te Asdreni e ndonjë tjetër… Megjithatë kjo rregullsi dhe rreptësi strukture, nuk shket kurrë në monotoni, një rrezik jo i lehtë për t’u shmangur në të tilla raste. Dhe kjo ndodh mbasi Fishta di të jetë i larmishëm, di të gjejë harmoninë e përshtatshme për secilin rast. Dhe kësaj ai ia arrin me anë të mjeteve të instrumentimit tipike popullore, të përdorura me shije dhe efekte të rrallë.” (At Gjergj Fishta,Vende-Vite-Vepra,  f. 33-35)

Etiketat e lidhura

At Gjergj FishtaNdue BallabaniTonin ÇobaniVende-Vite-Vepra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.