Ben Gurion, profeti i Izraelit modern
Nga Indro Montanelli
Kur pashë Ben Gurion që po vinte drejt meje me dorën e tij të hapur si shprehje e një gjesti vëllazëror dhe solemn, me atë fytyrë arkeologjike të tatuar – sikur të ketë dalë nga shkretëtira, aq sa prisja të më thoshte: “dhe ti erdhe tek mua, dhe unë të urdhërova të marrësh devenë e t’i japësh ujë tek burimi…”, ose një gjë të përafërt. Mbeta pak i zhgënjyer, kur më tha vetëm: “kam kënaqësinë t’ju njoh. Uluni, ju lutem!”. Nuk shpresoja të takohesha me të, dhe as kisha këmbëngulur shumë që kjo të ndodhte. Jemi të nesërmen e zgjedhjeve.
Partia e Ben Gurion, Mapai, mori kundër të gjithë sondazheve, një fitore të shkëlqyer. Dhe ai, “BG”, siç e quajnë më dashuri me inicialet e emrit të tij, duhet të formojë një qeveri, një operacion që duket i komplikuar edhe këtu në Izrael. E dija që kishte hequr nga agjenda e tij të gjitha takimet me persona të huaj ndaj kësaj sipërmarrje, dhe më kishin thënë se ishte në humor të keq për shkak të kërkesave e kundërthënieve të atyre që ai dëshironte t’i kishte aleat në qeveri. Janë vështirësi me të cilën çdo burrë shteti në çdo vend të botës është i detyruar të merret.
Por Ben Gurion, edhe pse është i stërvitur mirë, nuk e merr mirë. Nuk them që e urren politikën; përkundrazi, është i përfshirë. Por nuk do, nga politika, këtë aspekt dytësor – që është pikërisht ai ditor – të negociatave të lodhshme, të çështjeve të vogla, të dinakërisë, të kompromisit, ose të paktën kështu thuhet. Dhe shpesh herë i lë lojërat me kukulla e shtëpi, dhe ikën. Ku? Në mesin e shkretëtirës së Negevit- kuptohet. Riviera e tij është atje, në një Kibutz jo shumë larg nga Beersheba, i rrethuar nga dunat me rërë dhe nga devetë beduinë… Qëndron tre ditë, një javë, pa e shqetësuar njeri. Dhe mes atyre dunave dhe deveve ecën nga mëngjesi deri në darkë, pavarësisht 74 pranverave që i peshojnë në kurriz, duke bërë nga 15 deri në 20 kilometra. Ia ka dhënë recetë mjeku, si një kurë kundër infarktit. Këto ecejake në shkretëtirë, mes një panorame që nuk i ofron syrit asgjë, duket se është bërë pikërisht për ta bërë njeriun të mendojë për veten, i shërben për dezintonsikuar nga përditshmëria dhe nga e tashmja për tu lidhur me “të përjetshmen” dhe “pafundësinë”. Sepse për Ben Gurion politika është mbi të gjitha mesianizëm. Profeti brenda tij, është më i pranishëm sesa shefllëku i Partisë.
Duke dashur të përmbledh etapat e aventurës shpirtërore të këtij autodidakti, mund të thuhet që, duke u nisur nga Tolstoj, ai ka ditur të kthehet pas duke u lidhur me Juda Makabeun, restautori i Izraelit, në të cilin sheh paraardhësin legjitim. Sigurisht, për të lidhur këtë vijë pasardhësish, është dashur mijëvjeçarë. Por çfarë janë mijëvjeçarët për Ben Gurion-in? Duke folur me të, ai të fliste sikur kishin kaluar disa javë. “Shiko”, më tha në një moment, duke folur për ecejaket në Negev dhe në Beersheba, “kishim një precedent: Abrahamin, që hapi një pus dhe mbodhi një pemë…”. Për të Abrahami ishte një “precedent”. I kisha kërkuar, edhe për ta qetësuar mbi synimin tim që nuk do t’i bëj asnjë pyetje mbi situatën politike aktuale, kur, si dhe pse i kishte ardhur shtysa për të ardhur deri këtu. “Por unë këtu kam lindur!, me tha hazërxhevap, duke hyrë në kundërthënie të plotë me biografinë e tij. Më pas ndali një copë herë. I hoqi dhe i la mënjanë syzet. Dhe duke kaluar me një dorë nga sytë në sforcon për të kujtuar, foli nën zë: “Jo, jo prisni. Sipas gjendjes civile kam lindur në Poloni, pra, në një fshat që në atë moment i takonte Polonisë.
Por nuk e kujtoj dot, edhe pse kam jetuar deri 20 vjeç. Nuk e kujtoj sepse kam jetuar në një vend tjetër: në këtë këtu, ku babai dhe gjyshi im çdo natë më lexonin Biblën. Ju besoni se unë do të kisha pritur 20 vite pa parë malin Sion, lumin Tiberiade, luginën e Galileas?! Jo, i kam pasur gjithmonë me vete këtu brenda”. Dhe godet fort gjoksin, me një dorë të fortë si një minator i vjetër. “Vendimi për të ardhur”, vazhdon ai, “ e mora kur u përvijua rreziku që Hebrenjve t’ju jepnin një copë toke Ugande për atdhe dhe Herzel, heshti. Bashkë me dy miqtë e mi menduam që mjeti më i mirë për të thyer heshtjen e tij, nuk ishte futja në një polemikë me të nëpër gazeta dhe në kongreset ndërkombëtare sioniste, por duke ardhur këtu dhe filluar shpagimin në këtë tokën tonw dhe jo me fjalë, por me shatë. Më pas dy shokët e mi humbën rrugës: njëri shkoi në Angli, tjetri në Amerikë, ndërsa unë zbarkova i vetëm në portin e Xhafa. Hebrenj kishte aty. Dhe kur thirra një konferencë, erdhën edhe pse nuk e dinin kush isha. Por ku fillova të flisja në hebraisht, në dhomë mbetën vetëm 3 persona. Të tjerët ikën: dikush nuk kupton gjuhën, e dikush tjetër për protestë kundër asaj që thosha. Ishin hebrenj të pasuri, që në vend se të punonin tokën përdornin forcën e krahut të arabëve, dhe nuk kishin asnjë interes të turbullonin ujërat. Ishte qeveria turke atëherë, që kishte vetëm një meritë: që të lënin të bëjë çdo gjë. Edhe mua më lanë të bëhesha minator në një gurore në Tiberiadë, ku u ndërtuan Kibutzët e parë: ai i Deganës dhe të tjerë. Vetëm kur plasi lufta filluan të merreshin me mua. Dhe e bënë në atë mënyrë, që e pashë të udhës të strehohesha në Amerikë, duke u bërë gazetar dhe duke punuar për të ndërtuar legjionin hebre që luftoi krah për krah me anglezët për të çliruar Palestinën nga otomanët…por kjo i përket së kaluarës. Kthehemi tek ne. Kthehemi tek Bibla”. Dhe e tha këtë pa një ndryshim regjistri apo pa ironi sepse për të, perandoria otomane është e kaluara, ndërsa Bibla është e tashmja, dhe mes saj dhe nesh nuk ka asnjë shkëputje. Mjafton të lexosh për ta kuptuar, fjalimet e tij për rivendosjen e gjuhës hebraike që, mes shumë betejash të luftuar nga ky luftëtar i vjetër, ishte ajo që më shumë angazhoi pasionin e tij. Shumë, ndoshta shumica, e quanin të vdekur, të mumifikuar dhe jo të përshtatshme për kërkesat e një jete moderne. Polemika ndante dhe familjet. Ben Jehuda mbeti një vit i izoluar në dhomën e tij brenda shtëpisë së tij duke refuzuar çdo marrëdhënie me gruan dhe fëmijët derisa këta të mësonin idiomën e profetëve, Ben Gurion për këtë gjë luftonte në sheshe dhe në gazeta, ashtu siç kishte luftuar më parë për Shtetin e Izraelit në Palestinë. Ish-punëtorë autodidakt, organizatorë sindikal, agjitatori socialist vendoste në plan të dytë, për Biblën, edhe Tolstoin dhe Lassalle. Dhe ndoshta ishte atëherë, që duke kapërcyer shekuj dhe mijëvjeçarët, që i lidh me Juda Makabeun dhe me Mbretin David, duke njohur tek ata paraardhësit e vërtetë. “Një popull izraelit që të fliste një gjuhë të ndryshme nga ajo e tempullit dhe të Ligjit”. Thotë duke u dridhur nga zemërimi, “çfarë do të ishte? Një popull si të gjithë të tjerët…Po të ishte ashtu mjaftonte të pranonim tokën në Ugandë, që do na kishte evituar dekadë dhimbje dhe mijëra të vdekur, nëse do të ishim një popull si të gjithë të tjetër”. E shqipton këtë frazë “një popull si të gjithë të tjetër”, me një bindje të cilës nuk ia deshifroj dhe analizoj përbërësit. Por më duket se në këtë fjalë mund të përjashtohet zhvlerësimi. Dua ta pyes për këtë, por me parakalon. “Nuk mund të jemi si të gjithë popujt e tjerë”, e thotë me bindje të fortë, “sepse po të ishim, nuk do të ishim asgjë, dhe kjo do të thoshte se bota nuk ka nevojë më për ne. Nëse ekzistojmë, është sepse kjo ekzistenca jonë ka një motiv, dhe ne nuk kemi të drejtë ta themi. Kur na kërkohet ta themi, e shikojmë të paraardhësit direkt tanë, tek precedenti Moisiu..”. Përsëris, edhe Moisiu është për të një “precedent”, përkundrazi është “një precedent imediat”. Dhe Ben Gurion e rimerr fjalën: “Moisiu, kur e pa se populli tij po harronte premtimin për të qenë i ndryshëm nga të tjerët, e mori popullin dhe e çoi në shkretëtirë dhe mbajti duke ruajtur për 40 vite për t’i lënë kohë dy gjeneratave të reja për t’u rritur dhe për tu kujtuar se janë të zgjedhurit. Edhe ne duhet presim gjeneratat e reja, por “fatkeqësisht” ndërkohë nuk mund të çojmë gjeneratat e vjetra për ruajtur delet dhe të vdesin në shkretëtirë sepse…”. Për të thënë të vërtetën, tani që e mendoj, nuk jam dhe aq i sigurt që ajo “fatkeqësisht” e ka shqiptuar këtë.
Ndoshta jam unë që nëndërgjegjshmërisht e shtoj, duke kujtuar tonin keqardhjes së asaj fraze. Sepse Ben Gurion, të kuptohemi mirë, do të i aftë edhe ai, si Moisiu, që ti merrte ato dy milionë izraelianë dhe ti conte të ruanin delet për 40 vite dhe të vdisnin në malin Sinai në pritje të një gjenerate të re më afër Tempullit dhe Ligjit. Nuk do ta kishte menduar dy herë, nëse do të mundte. Edhe pse, ndoshta, Ai do të gjendej më mirë se të gjithë, i stërvitur çdo ditë me ecejaket e tij nga 15 në 20 kilometra, kur me dëshirë shkon për tu strehuar. “Sepse duhet të jem këtu për të kompozuar qeverinë e re”, përfundon duke hapur krahët mirë. “me që ra fjala” i them duke u kthyer në realitet pas atij inkursioni në mijëvjeçar, “ka lindur?. “Jo, nuk ka lindur”, përgjigjet I vrenjtur “Bigi”, me sytë e lëshuar në tokë. Kur i ngre sytë, kam përshtypjen se I janë bërë të vegjël. Dhe janë bërë më depërtues, më dinak dhe më të hapur. Më shumë se më shikojnë për tejcojnë. “Jo, nuk ka lindur akoma, Por që nga tani mund të them është mashkull”. Dhe me këtë batutë, çohet në këmbë. Skeletori i tij është më i vogël. Pak më parë, ndërsa ishte ulur në tavolinë, fliste për Biblën, ishte një gjigant. Dhe tani…por jo, tani është një gjigant. Një gjigant i vogël. Kur dalim nga dhoma, i them shefi të zyrës së shtypit të këshillit të Ministrave që më shoqëroi në këtë vizitë: “kam përshtypjen se i hëngra shumë kohë, me aq punë sa ka”. “Por jo, Ai atje, është i aftë që të zhytet dy orë në Platonin. Kam filluar, në moshën e tij, të studioi posaçërisht grekëve për të lexuar në origjinal. Ose, përkundër ecejakeve të ndryshme në shkretëtirë, i dedikohet ca ushtrimeve në Joga. Kishte 71 vjeç kur i filloi. Dhe disa herë qëndron 10 minuta me kokë poshtë me këmbët përpjetë”. Fatkeqësisht, këtë se pashë kësaj radhe.
Shkrim i vitit 1959.
Përgatiti: Faktor.al