Berati, simbol i harmonisë fetare. Nisma e veçantë e Këshillit të Qarkut

Me nismën e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Berat, Donald Molishti, u zhvillua një takim me Hirësinë e Tij, Mitropolitin e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Asti Bakallbashi, dhe Kreun e Myftinisë së Beratit, Imam Bilbil Talla.

Ky takim kishte në qendër forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve fetare, duke riafirmuar vlerat e respektit, mirëkuptimit dhe harmonisë që e karakterizojnë qytetin e Beratit. Në fjalën e tij, kryetari i Këshillit të Qarkut, Molishti theksoi se “Berati ka qenë dhe mbetet shembull i gjallë i bashkëjetesës fetare, një model që duhet ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi”.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komuniteteve fetare shprehën vlerësimin për këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve të ndërsjella dhe bashkëpunimit për të mirën e përbashkët të komunitetit. Ky takim simbolik që dëshmon bashkëjetesën dhe harmoninë fetare tregon për Beratin si një shembull frymëzues që ruan me fanatizëm trashëgiminë ndër shekuj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?